Procesverbali i seancës së 31-të të Këshillit të Ekspertëve të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve, të mbajtur më 6 dhjetor të vitit 2024;
Kërkesë për dakordësi për personin Adnan Emrovski për të kryer funksionin e anëtarit të organit drejtues në UNIKA LAJF SHA Shkup dhe miratimi i Aktvendimit.
Raport për mbajtjen e provimit për lëndën e njëmbëdhjetë të Kurrikulës për zbatimin e provimit profesional të kërkuar për marrjen e lejes për ushtrimin e aktivitetit si aktuar i certifikuar (2023-2025) – SIGURIMI PENSIONAL.
Këshilli i Ekspertëve (KE) si organ drejtues i Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) përfaqësohet nga:
Eli Drakullovska – Kryetare e Këshillit të Ekspertëve të Agjencisë të Mbikëqyrjes së Sigurimeve, me mandat pesëvjeçar, nga data 27 dhjetor i vitit 2024
Aleksandra Drangovska, Anëtare Profesionalisht e Angazhuar me orar të plotë pune, me mandat pesëvjeçar, nga data 27 dhjetor i vitit 2024
Goran Zdravkovski, Anëtar Profesionalisht i Angazhuar me orar të plotë pune, me mandat deri më 25 tetor të vitit 2028, dhe
Boban Panovski, anëtar i angazhuar jo profesionalisht, me mandat deri më 25 tetor të vitit 2028.
Të nderuar, bazuar në parimet kyçe të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) për raportim transparent dhe të përgjegjshëm, e informojmë publikun se më 12 dhjetor të këtij viti u përfundoi mandati dy anëtarëve të organit drejtues të AMS-së. Po atë ditë Kuvendi i Republikës shpalli pezullimin e mandatit të tre anëtarëve të tjerë të organit drejtues, pra Këshillit të Ekspertëve. Në kohën e duhur do të informojmë publikun për konstituimin e përbërjes së re të organit drejtues, pra Këshillit të Ekspertëve.
Procesverbal i seancës së 30-të të Këshillit të Ekspertëve të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve, të mbajtur më 4 dhjetor të vitit 2024;
Vendim lidhur me mosrakordimin e Shoqërisë të Sigurimeve UNIKA LAJF SHA dhe miratimin e aktvendimit për shqiptimin e masave shtesë;
Vendim për ndryshimin e Vendimit për shqiptimin e masave të mbikëqyrjes ndaj Shoqërisë të Sigurimeve Euroins Osiguruvanje SHA Shkup me nr. 08-791/1 me datë 20.11.2024.
Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) në kuadër të aktiviteteve të saj të vazhdueshme për rritjen e ndërgjegjësimit të publikut për nevojën dhe rëndësinë e edukimit financiar për sigurimet tek të rinjtë, edhe këtë vit ndau çmime për nxënësit me krijimet më kreative që pasqyrojnë rëndësinë e sigurimeve.
Me këtë rast, sot në AMS ishin të ftuar nxënës të shkollave të mesme të cilët ishin autorë të eseve me mesazhet më kreative që pasqyrojnë rëndësinë e sigurimeve. Në punëtorinë, të kushtuar rëndësisë së edukimit financiar në fushën e sigurimeve, diskutuam me ta dhe mësuesit e tyre për përvojën e tyre dhe nevojën për sigurimet, si dhe përfshirjen e sigurimeve në procesin arsimor.
Shkëmbyem përvoja dhe ide për përmirësimin e efekteve të fushatave të edukimit financiar që AMS-ja I zhvillon rregullisht për të rritur ndërgjegjësimin për nevojën për sigurimet.
Gjithashtu me nxënësit, shumica e të cilëve do të jenë studentë të ardhshëm, diskutuam për planet e tyre të ardhshme dhe perspektivat që ofron arsimi dhe punësimi në Maqedoni.
Me këtë event AMS-ja i përmbylli aktivitetet me rastin e “Ditëve të Edukimit Financiar”, dhe njëkohësisht realizoi me sukses edhe Konkursin e 13-të radhazi për përzgjedhjen e punimeve me rastin e 1 Nëntorit – Ditës së Sigurimeve. Në temat “Sigurimi më mbron nga rreziqet”, “Investimi im – polica e sigurimit” dhe “Jeta është plot surpriza, sigurimi është siguria ime financiare” këtë vit për Konkursin në AMS, janë dorëzuar 150 punime, në kategoritë vizatim, poezi dhe ese, nga nxënës të moshës 6 deri në 17 vjeç nga dhjetëra shkolla fillore dhe të mesme nga disa qytete dhe vendbanime në mbarë vendin.
Në konkurs, çmime apo shpërblime morën gjithsej 9 punime (tre çmime për ese, tre për poezi dhe tre për vizatim), si dhe u ndanë 44 fletëlavdërime për nxënës të talentuar. U ndanë edhe 32 certifikata mirënjohjeje për mësuesit mentorë të nxënësve.
Në kuadër të aktiviteteve të saj me rastin e Ditëve të Edukimit Financiar në nëntor, AMS-ja viziton shkolla ku përmes formave të përshtatshme të komunikimit interaktiv edukon nxënësit për rëndësinë e sigurimeve, merr pjesë në një emision edukativ televiziv dhe publikon përmbajtje në rrjetet sociale me një komponent të fortë edukues për atributet e produkteve të sigurimit dhe për mbrojtjen e të drejtave të të siguruarve.
AMS-ja ofron mundësi për vizita edukative dhe leksione interaktive për të gjitha shkollat me tema nga fusha e edukimit financiar në sigurime. Të dhënat gjenden në faqen e internetit të AMS-së.
Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) është organ rregullator i pavarur që normativizon tregun e sigurimeve, mbikëqyr punën e subjekteve të sigurimeve, kujdeset për mbrojtjen e të drejtave të të siguruarve dhe kontribuon në edukimin financiar dhe përfshirjen e popullatës.
Procesverbali i seancës së 29-të të Këshillit të Ekspertëve të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve, të mbajtur më 20 nëntor të vitit 2024;
Plani i Punës së Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve për vitin 2025.
Vendim për miratimin e Planit Financiar të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve për vitin 2025;
Vendim për financimin e përkohshëm të veprimtarisë së Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve në vitin 2025;
Vendim për themelimin e Komisionit për inventarizimin e fondeve dhe burimeve të fondeve të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve me bilancin e 31 dhjetorit të vitit 2024;
Manuali i Punës të Komisionit për Inventarizimin e fondeve dhe burimeve të fondeve të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve, me bilancin e 31 dhjetorit të vitit 2024.
Vendim për mosrakordimin e Shoqërisë Aksionare të Sigurimeve ZOIL MAKEDONIA, Manastir;
Kërkesë për marrjen e dakordësimit për ushtrimin e funksionit të anëtarit të organit drejtues në SHS ZOIL MAKEDONIA SHA Manastir për personin Nikolla Gacoski dhe sjellja e Aktvendimit.
We use cookies to ensure that we give you the best experience on our website. If you continue to use this site we will assume that you are happy with it.