Seancë e Mbajtur më 7.12.2020
1. Plani i punës së Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve për vitin 2021.
1. Plani i punës së Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve për vitin 2021.
“Tregu maqedonas i letrave me vlerë dhe analiza e investimeve dhe pasurive të menaxhuara nga kompanitë e sigurimeve në tregun e letrave me vlerë”, ishte tema e seminarit virtual, që u mbajt sot si një aktivitet që del nga Memorandumi i Bashkëpunimit i lidhur midis Agjencisë të Mbikëqyrjes së Sigurimieve dhe Bursës së Maqedonisë, që ka për qëllim kryesisht promovimin dhe zhvillimin e tregut financiar.
Fjalë hyrëse në seminar patën, Kryetari i Këshillit të Ekspertëve të AMS-së, z. Kërste Shajnoski dhe z. Ivan Shteriev, Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Bursës së Maqedonisë, ndërsa morën pjesë përfaqësues të shoqërive të sigurimeve, punonjës të AMS-së dhe përfaqësues të Bursës së Maqedonisë.
Përmbajtja e prezantimeve të përgatitura nga Bursa e Maqedonisë dha një përmbledhje të situatës aktuale në Bursë, por edhe të treguesve krahasues në të gjithë botën. Produktet e internetit të Bursës u prezantuan si burim informacioni për tregun e brendshëm të letrave me vlerë me një prezantim të produkteve dhe shërbimeve për shpërndarjen e të dhënave të tregtisë.
Përmbajtja e prezantimit të përgatitur nga AMS-ja dha një përmbledhje të analizës së investimeve dhe aktiveve të menaxhuara nga kompanitë e sigurimeve në tregjet e kapitalit dhe praktikën botërore. U theksua rëndësia e shoqërive të sigurimeve si investitorë institucionalë dhe pjesëmarrës shumë të rëndësishëm në tregun financiar, veçanërisht në tregun e kapitalit.
Në fund të takimit u konkludua se ekziston nevoja për bashkëpunim dhe koordinim më të madh ndërmjet AMS-së, Bursës dhe shoqërive të sigurimeve, në mënyrë që të përmirësohet dhe zhvillohet më tej tregu financiar me theks të veçantë në tregun e sigurimeve.
Edukimi financiar është interes publik, sepse vendimet individuale dhe personale financiare ndikojnë në rritjen dhe zhvillimin e përgjithshëm ekonomik – konkluduan drejtuesit e organeve financiare rregullatore, të cilët janë pjesë e Trupit Koordinues për Edukim Financiar ku bëjnë pjesë Banka Popullore, Ministria e Financave, Komisioni I Letrave me Vlerë (KLV), Agjencia për Mbikëqyrjen e Financimit Kapital të Sigurimit Pensional (MAPAS) dhe Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS). Në evenimentin në të cilin u paralajmëruan Ditët e Edukimit Financiar, që do të zgjasin deri më 26 nëntor dhe për herë të parë mbahen në mënyrë virtuale, fjalime të tyre kishin Guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angellovska – Bezhoska, Ministri i Financave, Fatmir Besimi, Kryetarja e KLV-së, Nora Aliti, Kryetari i Këshillit të Ekspertëve të MAPAS-it, Maksud Ali dhe Kryetari i Këshillit të Ekspertëve të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve, Kërste Shajnoski.
Guvernatorja e Bankës Popullore, Angellovska-Bezhoska, ndër të tjerat theksoi se në thelb, sondazhi më i ri i OECD-së për Evropën Juglindore, në mënyrë të qartë tregon lëvizjet pozitive nga aspekti i edukimit financiar në tërë rajonin, mirëpo njëkohësisht e thekson edhe nevojën për angazhime të vazhdueshme të mëtejshme të rregullatorëve në këtë sferë. Niveli i arsimimit financiar i popullatës së moshuar tek ne është 56%, maksimumi, që është i përafërt me mesataren në Evropën Juglindore prej 57%, mirëpo është më i ulët nga rezultatet e arritura të vendeve të BE-së dhe të OECD-së, me 64% dhe 65%, që përkatësisht udhëzon në nevojshmërinë për aktivitete edhe të mëtejshme.
“Aktivitetet që do të ndërmerren gjatë Ditëve të Edukimit Financiar janë vetëm një pjesë nga një sërë aktivitetesh të cilat do të pasojnë në periudhën e ardhshme. Këtu, para së gjithash do t’i theksoja aktivitetet për përgatitjen e Strategjisë së Parë Kombëtare për Edukim Financiar dhe Inkluzionin Financiar, e cila së shpejti duhet të përfundojë. Të gjitha ato që i kemi paraparë në këtë Strategji bazohen mbi praktikat më të mira ndërkombëtare në sferën e edukimit financiar sepse: “Edukata është pasaporta për të ardhmen, sepse e ardhmja u takon atyre të cilët sot përgatiten për atë” – theksoi guvernatorja.
Ministri i Financave theksoi se teknologjia ofron mundësi të reja dhe se qytetarët duhet të informohen, t’i ndjekin tendencat për të mirën personale, por edhe të përgjithshme. Ai paralajmëroi se muajin e ardhshëm do të ketë debat publik për Ligjin për Sistemet Pagesore me të cilin parashihen zgjidhje të reja dhe fintek mundësi dhe shërbime të cilat ofrohen në nivel global edhe për qytetarët tonë.
“Edukimi financiar nuk është vetëm një përfitim personal, por është edhe interes publik. Kur pjesa më e madhe e njerëzve kanë dijeni që më mirë t’i vlerësojnë çështjet ekonomike dhe të sjellin vendime më të drejta financiare, nga kjo do të kenë dobi të gjithë, sepse atëherë kemi probabilitet më të vogël për kriza financiare, kemi probabilitet më të lartë për investime të qëndrueshme për një rritje të qëndrueshme. Prandaj edukimi financiar është me rëndësi, jo vetëm për përfitimin personal, por edhe për shkak të interesit të përgjithshëm” – tha Besimi.
Nora Aliti, kryetarja e KLV-së theksoi se edukimi financiar bëhet gjithnjë e më jetik, jo vetëm për nevojat financiare të përditshmërisë por edhe sepse ndikon në rritjen ekonomike, në stabilitetin financiar, në rritjen e mirëqenies individuale dhe në përfshirjen sa më të gjerë financiare të qytetarëve.
„Investimi në edukimin financiar është investim në të ardhmen. Këtë vit, Komisioni i Letrave me Vlerë me qëllim të shënimit të ditëve të edukimit financiar do të publikojë një broshurë të re edukative me titull “Investo me maturi, menaxho me mençuri” në gjuhën maqedonase, shqipe dhe në gjuhën angleze, së bashku me disa video të animuara, të cilat i trajtojnë nocionin për letrat me vlerë, tregtimin me instrumente financiare dhe mbrojtjen gjatë investimit në tregun e kapitalit.” – theksoi Aliti.
Kryetar i Këshillit të Ekspertëve të Agjencisë për Mbikëqyrjen e Financimit Kapital të Sigurimit Pensional – MAPAS, Maksud Ali, theksoi se kriza shëndetësore edhe në financimin kapital të sigurimit pensional shkaktoi adaptim të resurseve të zhvillimit të ndërlidhjes digjitale midis institucioneve dhe zhvillim të veglave si aplikacione për anëtarësimin në fondet pensionale dhe ndjekje të llogarive individuale të vetë anëtarëve. Duke respektuar qëndrimin se procesi i edukimit dhe informimit të anëtarëve për sistemin financiar dhe pensional është një proces i vazhdueshëm, ashtu si edhe vitet e kaluara, Agjencia gjatë tërë vitit 2020 zbaton aktivitete, disa me Trupin Koordinues për Edukim Financiar dhe Inkluzion Financiar, disa me shoqëritë pensionale, ndërsa disa edhe individualisht.
Ali, poashtu theksoi se Agjencia si rregullator dhe mbikëqyrës në mënyrë të devotshme do të vazhdojë që edhe në të ardhmen vazhdimisht të punojë në promovimin e sistemit pensional dhe arsimimin dhe inkluzionin financiar për zhvillimin e vetëdijes së publikut. Poashtu, do të vazhdojë të bashkëpunojë me institucionet e kyçura në sigurimin pensional dhe institucionet relevante nga sfera financiare në drejtim të realizimit të misionit të vet për të mbrojtur interesat e anëtarëve të fondeve pensionale dhe të nxitë zhvillimin e financimit kapital të sigurimit pensional me qëllim të ditëve më të sigurta pensionale.
Kryetari i Këshillit të Ekspertëve të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve, Kërste Shajnoski theksoi se në kontekst të edukimit financiar, Agjencia do të krijojë një marrëdhënie më të hapur dhe më transparente ndaj qytetarëve.
“Rritja e transparencës është përgjigja më e mirë ndaj sfidave me të cilat ballafaqohemi. Nuk ka edukim më të madh nga fakti që të rritet mirëbesimi i personave të siguruar në sektorin e sigurimeve. Nuk ka edukim më të madh nga rritja e përzgjedhjes së policave të sigurimit të cilat do tu jenë në dispozicion përdoruesve dhe promovimit të tyre. Funksioni themelor i policave është mbrojtja e sigurisë së jetës dhe pronës, mirëpo sigurimi ka funksion edhe të mobilizimit të aseteve të lira financiare, kapitalizimin dhe shumimin e tyre. Ne duhet të punojmë për zhvillimin e shtyllave të pazhvilluara të sistemit financiar. Rritja e cilësisë së edukimit financiar dhe nivelit të arsimimit financiar janë një nga parakushtet për të arritur qëllimin,” – tha Shajnoski.
Gjatë Ditëve të Edukimit Financiar, rregullatorët financiarë organizojnë aktivitete të shumta, për të cilat opinionin e njoftojnë edhe përmes faqeve të tyre të internetit dhe përmes faqeve zyrtare në rrjetet sociale.
Video nga evenimenti:
Si pjesë e Ditëve të Edukimit Financiar (24-26 nëntor), Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve ka përgatitur një kuiz të shkurtër për të testuar njohuritë tuaja në aspekte të ndryshme të sigurimeve!
Kuizi përmban 10 pyetje dhe përgjigjet e sakta i merrni menjëherë pasi të keni dhënë përgjigjen. Ju mund të plotësoni kuizin në këtë link.
Nga data 24 deri më datën 26 nëntor do të mbahet edicioni i katërt i Ditëve të Edukimit Financiar, të cilin e organizojnë rregullatorët financiarë në bashkëpunim me kompanitë financiare private.
Për shkak të pandemisë, këtë vit, Ditët e Edukimit Financiar kryesisht do të organizohen përmes përmbajtjeve edukative në faqet e interentit, si dhe leksione edukative përmes prezantimeve.
Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve, si një nga organizatorët dhe pjesëmarrëse në Ditët e Edukimit Financiar, dërgon
THIRRJE PUBLIKE
për të gjithë qytetarët e interesuar
për të marrë pjesë në prezantimin edukativ përmes lidhjes në internet me temë:
– Roli dhe funksioni i Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve
Prezantimi do të mbahet on-line. Ky prezantim është menduar për dëgjues me njohuri themelore dhe më të përparuara, do të mbulojë aspektet themelore dhe më të hollësishme të aktivitetit të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve.
Në mënyrë që të organizohet prezantimi në varësi të interesit të shprehur nga qytetarët, të gjithë personat e interesuar duhet të njoftojnë praninë e tyre përmes një mesazhi në:
– e-adresën: contact@aso.mk
Javën e ardhshme, nga data 24 deri më datën 26 nëntor do të mbahet edicioni i katërt i Ditëve të Edukimit Financiar, të cilin e organizojnë rregullatorët financiarë në bashkëpunim me kompanitë financiare private. Konkretisht, organizatorë dhe pjesëmarrës janë Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve, Banka Popullore, Ministria e Financave, Komisioni i Letrave me Vlerë, Agjencia për Mbikëqyrjen e Financimit Kapital të Sigurimit Pensional – MAPAS, dhe pritet që me aktivitetet e tij të kyçet edhe sektori financiar privat.
Për shkak të kushteve të imponuara nga pandemia e Kovid-19, këtë vit, Ditët e Edukimit Financiar kryesisht do të organizohen si leksione edukative përmes video konferencës, gjë që do të mundësojë përfshirjen e një numri të madh të qytetarëve të interesuar. Të gjithë institucionet që marrin pjesë në edicionin e sivjetshëm, përmes faqeve të tyre të internetit dhe përmes faqeve në rrjetet sociale do t’i informojnë qytetarët për aktivitetet dhe ngjarjet elektronike që janë planifikuar dhe do të informojnë se si çdo qytetar i interesuar do të mund të paraqesë pjesëmarrjen e tij.

Institucionet rregullatore financiare i ftojnë qytetarët të ndjekin informacionet mbi aktivitetet e planifikuara dhe të përfshihen aktivisht në edicionin e sivjetshëm të Ditëve të Edukimit Financiar. Qëllimi i këtij aksioni është forcimi i edukimi financiar, inkurajimi i përfshirjes financiare dhe rritja e ndërgjegjësimit dhe mbrojtjes së konsumatorëve të shërbimeve financiare.
Gjatë vitit, përshtatur me kushtet e „normalitetit të ri“, institucionet rregullatore financiare zhvilluan një pjesë të madhe të aktiviteteve të planifikuara në fushën e edukimit financiar dhe përfshirjes financiare. Për periudhën e ardhshme, pritet që aktivitetet e këtilla të intensifikohen edhe më tej, duke pasur parasysh se përgatitja e Strategjisë së parë Kombëtare për Edukimi Financiar, Përfshirje Financiare dhe Mbrojtje të Konsumatorëve është në fazën përfundimtare.
Sistemi financiar iu përgjigj me sukses goditjes fillestare të Kovid krizës dhe është i gatshëm të trajtojë sfidat e mëtejshme. Rregullatorët financiarë po monitorojnë me kujdes situatën dhe zhvillimin e Kovid krizës, me një gatishmëri për të rregulluar politikat e tyre, duke garantuar stabilitetin financiar.
Ky është një nga konkluzionet e mbledhjes së djeshme të Komitetit për Stabilitet Financiar, në të cilën u prezantuan vlerësimet dhe pikëpamjet për secilin nga segmentet e sistemit financiar. Mbledhja u drejtua nga guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angelovska-Bezhoska ku morën pjesë edhe ministri i Financave, Fatmir Besimi, kryetari i Këshillit të Ekspertëve të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS), Kërste Shajnoski, kryetarja e Komisionit të Letrave me Vlerë (KLV), Nora Aliti dhe kryetari i Këshillit të Ekspertëve të Agjencisë për Mbikëqyrje të Financimit Kapital të Sigurimit Pensional (MAPAS), Maksud Ali.

Duke iu referuar zhvillimeve në sistemin bankar, guvernatorja Angelovska-Bezhoska theksoi se sipas treguesve të fundit, në fund të tremujorit të tretë, arritjet e sistemit bankar janë më të mirë se para fillimit të Kovid krizës.
„Kapaciteti i sistemit për trajtimin e goditjeve është rritur, me amortizues të konsiderueshëm të kapitalit dhe likuiditetit, dhe në të njëjtën kohë është e rëndësishme që treguesit e efikasitetit të jenë solid. Në të njëjtën kohë, në fund të shtatorit, niveli i kredive me probleme ishte në nivelin historikisht më të ulët prej 3,4%.“, theksoi Angelovska-Bezhoska.
Në mbledhje u theksua se duke pasur parasysh karakteristikat e Kovid krizës që po kalon ekonomia, është e rëndësishme që të mos ketë ndryshime të konsiderueshme në normën e euroizimit të sistemit bankar – ajo është pothuajse në të njëjtin nivel me një vit më parë, me një pjesëmarrje prej rreth 42 % të depozitave valutore në totalin e depozitave, që është një tregues i perceptimit të agjentëve ekonomikë.
Kryetari i Këshillit të Ekspertëve të Agjencisë së Mbikëqyrjes të Sigurimeve (AMS), Kërste Shajnoski, theksoi se gjendja financiare e kompanive të sigurimeve në gjysmën e parë të vitit është përmirësuar.
„Politikat dhe rregullorja konservatore për vlerësimin e provigjoneve teknike dhe investimet e mjeteve që i mbulojnë provigjonet teknike, si dhe cilësia e lartë e instrumenteve të përfshira në llogaritjen e kapitalit të kompanive të sigurimeve janë një bazë e mirë dhe garanci për ruajtjen e aftësisë paguese në operacionet e kompanive.“ – theksoi Shajnoski.
Ministri i Financave, Fatmir Besimi, vuri në dukje se Ministria e Financave monitoron nga afër segmentin e kompanive financiare dhe kompanive për lizing për të cilat është përgjegjëse si rregullator, megjithëse pjesa e tyre prej më pak se 2% në totalin e aktiveve të sistemit financiar nuk përbën kërcënim për stabilitetin. Ai vuri në dukje se pavarësisht Kovid krizës, ky segment i sistemit financiar po arrin rezultate pozitive financiare.
Besimi theksoi se ruajtja e stabilitetit të sektorit financiar gjatë Kovid krizës është e një rëndësie të veçantë, përfshirë edhe për sektorin real, sepse financat janë shpirti i ekonomisë, respektivisht shtytësi i veprimtarive ekonomike.
Në përputhje me pritjet e Ministrisë së Financave dhe bazuar në lëvizjet e tregut, në periudhën e ardhshme aktiviteti i kompanive financiare do të intensifikohet.
Kryetarja e KLV-së, Nora Aliti, duke iu referuar aktiviteteve rregullisht të ndërmarra nga KLV-ja, theksoi se bazat mbi të cilat mbështetet tregu i letrave me vlerë vlerësohen si të shëndosha, por ambienti i ndryshueshëm dhe i paparashikueshëm kërkon monitorim të kujdesshëm të tendencave dhe rreziqeve të mundshme në kontekstin e ruajtjes së stabilitetit dhe sigurisë së tregut të kapitalit në periudhën e ardhshme.
„Në bazë nëntëmujore, shuma totale e qarkullimit në tregun e brendshëm është më e lartë me 24% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Indeksi MBI10, pas luhatjeve të theksuara të çmimeve dhe rënies së vlerës në tremujorin e parë, në pjesën tjetër të vitit regjistroi një lëkundje të vogël dhe në bazë vjetore regjistroi një rënie të lehtë prej 3,52%, pra rënien më të ulët krahasuar me indekset kryesore rajonale të bursës.“ – theksoi Aliti.
Kryetari i Këshillit të Ekspertëve të MAPAS, Maksud Ali, theksoi se financimi kapital i sigurimit pensional vijon të funksionojë në mënyrë të qëndrueshme dhe transparente me rreziqe të identifikuara që analizohen dhe kontrollohen rregullisht dhe në kuadër të rregullores, me vëmendje të veçantë për investimin e aktiveve të fondeve pensionale.
„Megjithatë, pasiguria në tremujorin e katërt të këtij viti është ende mjaft e lartë. Vala e dytë e virusit mund të shkaktojë luhatje të reja në tregjet financiare, dhe kështu të ndikojë në vlerën e fondeve të pensionit. Zhvillimi i teknologjisë, nga ana tjetër, kërkon përshtatje të shpejtë të rregullores për nevojat e anëtarëve të fondeve të pensionit, si dhe për mbikëqyrjen e kompanive të pensioneve, në mënyrë që të minimizohet rreziku i përhapjes së virusit dhe për të mbrojtur shëndetin publik, duke siguruar njëkohësisht vazhdimësinë e biznesit dhe funksionimin e qetë të sigurimeve pensionale.“ – tha Ali.
Në mbledhje, ndër të tjera, u theksua se në periudhën e kaluar ka pasur keqinformime dhe pretendime për institucione të caktuara financiare, të cilat nuk bazohen në fakte. Duke pasur parasysh pasojat e mundshme nga fenomenet e këtilla në sistemin financiar, u theksua nevoja për përpjekje të përbashkëta të rregullatorëve financiarë për të parandaluar krijimin e rreziqeve nga një fenomen i tillë, gjë që do të ishte një investim shtesë në forcimin e mëtejshëm të stabilitetit financiar. Gjithashtu u theksua se është e rëndësishme që agjentët ekonomikë të ndjekin burimet referuese dhe zyrtare të informacionit në lidhje me institucionet financiare dhe të gjitha segmentet e sistemit financiar.
Në fund të mbledhjes së Komisionit, u theksua vendosmëria e rregullatorëve financiarë për monitorimin e mëtejshëm të koordinuar të situatës në të gjitha segmentet e sistemit financiar.
Sfidat e AMS-së dhe situata në tregun e sigurimeve në RMV, ishte tema e takimit që Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve realizoi me përfaqësuesit e industrisë së sigurimeve më 3 nëntor të vitit 2020.
Në takimin, i cili u organizua online për shkak të krizës shëndetësore dhe situatës me Kovid-19, morën pjesë anëtarët e Këshillit të Ekspertëve të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve, drejtorët e përgjithshëm të shoqërive të sigurimeve, shoqërive të brokerimit në sigurime, shoqërive të përfaqësimit në sigurime dhe punonjësit në Agjenci.
Kryetari i Këshillit të Ekspertëve, z. Kërste Shajnoski mbajti një fjalim hyrës dhe përmes një prezantimi iu referua zhvillimeve në sektorin e sigurimeve dhe treguesve të fundit në periudhën e tremujorit të tretë të vitit 2020. Gjithashtu, u prezantuan dhe u diskutuan hapur edhe sfidat me të cilat përballet Agjencia, si dhe planet e ardhshme dhe pritjet në këtë fushë.
Shajnoski theksoi se gjendja financiare e shoqërive të sigurimeve është përmirësuar. Ai shtoi se politikat konservatore dhe rregullativa për vlerësimin e provigjoneve teknike dhe investimet e mjeteve që mbulojnë provigjonet teknike, si dhe cilësia e lartë e instrumenteve të përfshira në llogaritjen e kapitalit të shoqërive të sigurimeve janë një bazë e mirë dhe garanci për ruajtjen e aftësisë paguese në veprimtarinë e kompanisë.
Gjithashtu u theksua se Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve monitoron nga afër tregun e sigurimeve dhe se ruajtja e stabilitetit të tij është e një rëndësie të veçantë për mbrojtjen e siguruesve dhe zhvillimin e mëtejshëm të sistemit financiar dhe ekonomisë në tërësi.
Në fund të takimit u theksua se Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve në periudhën e ardhshme do të intensifikojë aktivitetet e saj në segmente të ndryshme të veprimtarisë së subjekteve, ndërsa do të përqendrohet në forcimin e menaxhimit korporativ në shoqëritë e sigurimeve, duke siguruar transparencë më të madhe në punën e shoqërive dhe forcimin e besimit të opinionit në tregun e sigurimeve.