Seancë e mbajtur më 24.09.2019
- Vendim për dhënien e pëlqimit për ndryshimin e emërtimit të Shoqërisë të Sigurimeve EUROSIG SHA Shkup
- Vendim për dhënien e pëlqimit për ndryshimin e statusit të Shoqërisë të Sigurimeve EUROSIG SHA Shkup
Javën e kaluar në selinë e Organit Rregullator Evropian për Sigurim dhe Pension (EIOPA), në Frankfurt, Gjermani u mbajt për së pari herë Forumi i Mbikëqyrjes së Sigurimit i përfaqësuesve të lartë mes Komisionit Evropian, Organit rregullator evropian për sigurim dhe pension (EIOPA) dhe organeve rregullatore të sigurimit nga vendet e Ballkanit perendimor.

Delegacioni nga Agjencia për mbikëqyrje të sigurimit ishte i pranishëm në Forum dhe bëri prezantimin e tendencave aktuale zhvillimore në tregun maqedonas të sigurimit, si dhe të sfidave aktuale nga fusha e rregulloreve dhe mbikëqyrjes. Kryetari i Këshillit të ekspertëve në AMS (Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimit), Klime Popovbsi theksoi ” 10 vitet e fundit ka rritje evidente të sigurimit dhe atë në dy segmente; sigurimi i jetës dhe sigurmi jo i jetës. Për krahësim , gjatë periudhës 2009-2018 normat kumulative dhe mesatare vjetore e rritjes në të dy segmentet e sektorit të sigurimit janë më të mëdha krahësuar me mesataren në tregjet e sigurimit në BE.
Qëllimi i Forumit të Mbikëqyrjes paraqiste sfida në zbatimin e direktivave evropiane të sigurimit në legislaturën kombëtare të vendeve nga Ballkani perendimor, përforcimin e dialogut mes organeve rregullatore nga rajoni dhe organit rregullator nga Evropa për sigurim dhe pension, si dhe përforcimin e kapaciteteve dhe praktikave mbikëqyrëse për stabilitet më të madhe të sektorit të sigurimit.
Në kuadër të Forumit, përveç paraqitjes ose prezantimit të sfidave aktuale në fushën e rregullores dhe mbikëqyrjes nga ana e përfqësuesve nga vendet e Ballkanit perendimor, Kryetari i Agjencisë për mbikëqyrje të sigurimit, Zr. Klime Poposki do të mbaj fjalim në emër të vendet të Ballkanit perendimor në temën “Zhvillimi ekonomik dhe shqyrtimi i industrisë së sigurimit në rajonin e Ballkanit perendimor”.
Agjencia për mbikëqyrje të sigurimit për së dyti herë është nikoqire e seminarit rajonal nën oragnizimin e përbashkët me Institutin për stabilitet financiar (FSI) dhe Asociacionin ndërkombëtar të mbikëqyrësve të sigurimit (IAIS). Seminari këtë vit do të jetë në temën mbikëqyrja grupore, sjellja tregtare në treg dhe digjitalizimi në sigurim. E njejta do të mbahet në Ohër, në periudhën nga 26-27 shtator.
Në seminar do të marrin pjesë përfaqësues nga organet rregullatore dhe institucione të autorizuara për mbikëqyrje të sigurimit nga rajoni i Evropës Qendrore-Lindore, Azija Qendrore dhe nga rajoni i Kaukazit dhe poashtu do të jenë të ftuar edhe ekspertë të shquar të fushës të cilët do të prezantojnë dhe flasin në temën e zgjedhur. I njejti paraqet një mundësi të shkëlqyer për këmbimin e njohuirive dhe përvojave nga fusha e rregullores dhe zbatimit të mbikëqyrjes së sigurimit dhe në të njëjtën kohë mundësi për krijimin e marrëdhënieve më të ngushta për bashkëpunim të mëtejshëm mes institucioneve rregullatore.
1.Vendim për dhënien e pëlqimit për pjesëmarrje të kualifikuar në OBD DELTA INS SHA Shkup, nga personi Elizabeta Tasevska;
2.Vendim për dhënien e pëlqimit për pjesëmarrje të kualifikuar në OBD MOBILITI BROKER SHA Shkup, nga personi Jonçe Lajmanovski;
3.Vendim për dhënien e pëlqimit që Shoqëria e Auditimit GRANT TORNTON SHPK Shkup të kryejë auditim të pasqyrave financiare të KROACIA OSIGURUVANJE SHA Shoqëria e Sigurimit të Jetës Shkup për vitin 2019;
4.Vendim për revokimin ose marrjen e licencës përfaqësues në sigurime personit Zharko Kërstiq;
5.Vendim për heqjen e licencës për agjentin e sigurimeve Josif Penevski;