Ngjarje përmbyllëse me rastin e projektit të binjakëzimit “Harmonizimi i mëtejshëm me BE-në në fushën e sigurimit dhe rritja e operacioneve të tregut”
Me qëllim të harmonizimit të mëtejshëm me legjislacionin e BE-së në fushën e sigurimit dhe rritjes së operacioneve të tregut, Ministria e Financave në bashkëpunim me Agjensinë për Mbikëqyrje të Sigurimeve dhe Fondacionin Ndërkombëtar Iberoamerikan në 21 muajt e fundit punoi në projektin e binjakëzimit me çrast më 17 nëntor 2017 realizoi ngjarjen përmbyllëse. Projektin e realizoi Drejtoria e Përgjithshme e Sigurimeve dhe Fondeve të Pensioneve të Mbretërisë së Spanjës.
Qëllimi kryesor i projektit është transponimi i Direktivës për themelimin dhe zhvillimin e veprimtarisë së biznesit për sigurim dhe risigurim – Solvencë II në legjislacionin e ri dhe aktet e reja nënligjore.
Tanimë e dimë se Direktiva Solvencë II solli risi dhe ndryshime për kompanitë e sigurimeve, sigurimet dhe përfituesit e sigurimeve njëkohësisht dhe paraqet ndryshimin më të rëndësishëm në industrinë e sigurimeve evropiane deri më sot. Këto ndryshime janë aq gjithpërfshirëse në mënyrë që ndikojnë në ndryshimin e modelit të biznesit të kompanive të sigurimeve në tërësi, si dhe në modelin e zbatimit të mbikëqyrjes i cili do të bazohet në rreziqe. Sinqerisht shpresoj se rezultati i projektit të binjakëzimit do të jetë udhëzues cilësor në reformat e parapara në tregun e sigurimeve, theksoi Klime Poposki, Kryetar i Këshillit të ekspertëve të Agjencisë për Mbikëqyrje të Sigurimeve, në ngjarjen përmbyllëse.
Në kuadër të ngjarjes përmbyllëse u zhvillua edhe një tryezë e rrumbullakët me temë “Implementimi i Solvencë II”, e cila u moderua nga z. Klime Poposki, pjesëmarrës ishin përfaqësues nga BE-ja, edhe atë:
- Havier Kastillo, Drejtoria e Përgjithshme e Sigurimeve dhe Fondeve të Pensioneve të Mbretërisë së Spanjës
- Petar Pjer Matek, Kryetar i Bordit Drejtues të HANFA, Kroaci
- Gordana Letica, anëtare e Bordit Drejtues të HANFA, Kroaci
- Nina Kollçakova, Sekretare e Përgjithshme e Shoqatës së Kompanive Bullgare të Sigurimeve, Bullgari, dhe
- BoshtjanVovk, Zëvendës Drejtor dhe Shef i Departamentit të Mbikëqyrjes në Agjencinë e Mbikëqyrjes së Sigurimeve të Sllovenisë.
Në kuadër të panelit, pjesëmarrësit paraqitën pikëpamjet e tyre mbi zbatimin e Direktivës së Solvencës II në vendet e tyre. Konkluzionet kryesore zhvilloheshin në drejtim që ky proces është kompleks dhe kërkon shumë angazhim dhe burime edhe për kompanitë e sigurimeve por edhe për autoritetet mbikëqyrëse.
Советот на експерти на Агенцијата за супервизија на осигурување, наседницата одржана на 27.10.2017 година, го усвои Извештајот на Комисијата заизбор на најдобар истражувачки труд одобласта на управување







Agjencia për Mbikëqyrjen e Sigurimeve më datë 14 korrik, të vitit 2017, me Universitetin “Shën. Kirili dhe Metodi “, Fakulteti i Drejtësisë” Justiniani i Parë ” nënshkruan Memorandum bashkëpunimi. Me këtë Memorandum bashkëpunimi të dy palët e rregullojnë bashkëpunimin në shkëmbimin e përvojave, njohurive, arsimit, letërsisë, edukimin financiar dhe trajnimin e personelit në zonat ku të dy institucionet kanë personel dhe potenciale të tjera dhe interesa. Memorandumi për bashkëpunim e rregullon edhe mënyrën e kryerjes së trajnimit praktik për studentë në Agjencinë për Mbikëqyrjen e Sigurimeve.


