Seanca e mbajtur më 17 prill 2025
- Procesverbali i seancës së 8-të të Këshillt të Ekspertëve të AMS-së të mbajtur më 10 prill të vitit 2025,
- Vendim për shqiptimin e masave të mbikëqyrjes ndaj Shoqërisë të Sigurimeve HALK Osiguruvanje SHA Shkup,
- Vendim për dhënien e dakordimit për ndryshimin e Statutit të Triglav Osiguruvanje AD, Shkup,
- Vendim për dhënien e dakordimit për shoqërinë audite Grant Tornton SHPKShkup për auditimin e pasqyrave financiare të Shoqërisë Aksionare të Sigurimeve EUROLINK Shkup për vitin 2025,
- Vendim për dhënien e dakordimit për shoqërinë auditue MUR STIVENS SHPK Shkup për auditimin e pasqyrave financiare të Shoqërisë Aksionare të Sigurimeve GRAVE JO-JETË Shkup për vitin 2025,
- Vendim për dhënien e dakordimit për shoqërinë auditue MUR STIVENS SHPK Shkup për auditimin e pasqyrave financiare të Shoqërisë Aksionare të Sigurimeve GRAVE Shkup për vitin 2025.
Forcimi dhe thellimi i bashkëpunimit rajonal midis rregullatorëve në industrinë e sigurimeve është një nga prioritetet kryesore të menaxhmentit të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve
Forcimi dhe thellimi i bashkëpunimit rajonal midis rregullatorëve në industrinë e sigurimeve është një nga prioritetet kryesore të menaxhmentit të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve. Me këtë rast, me ftesë të Eli Drakulovskës, Kryetares së Këshillit të AMS-së, sot në Shkup, për vizitë pune ishin Kryetari i Këshillit të Agjencisë Mbikëqyrëse të Sigurimeve të Malit të Zi (ANO), z. Marko Ivanoviç, Drejtori Ekzekutiv Branko Barjaktaroviq, Marija Laloviq dhe Ivana Gjuroviq, eksperte në fushën e legjislativës, licencimit dhe çështjeve juridike.



Anëtarët e Këshillit të AMS-së, Eli Drakulovska, Aleksandra Drangovska dhe Goran Zdravkovski, si dhe përfaqësues të shërbimeve profesionale, në takimin dypalësh me kolegët e tyre nga Mali i Zi që u mbajt në ambientet e AMS-së, diskutuan temat dhe sfidat aktuale dhe përafrimin me standardet rregullatore të BE-së në fushën e sigurimeve. Ata shkëmbyen përvoja dhe mendime mbi proceset aktuale të reformave në vazhdim në të dy vendet dhe krijuan një agjendë për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë, të cilin trupat drejtues të AMS-së dhe ANO-s e vlerësuan si të frytshëm dhe të suksesshëm.
Përfaqësues të rregullatorëve financiarë të vendit në një panel me studentë me rastin e “Javës Globale të Parasë 2025”








Përfaqësues të rregullatorëve financiarë të vendit në një panel me studentë me rastin e “Javës Globale të Parasë 2025”








Bashkëpunimi i AMS-së me rregullatorin austriak FMA: Vizitë pune e Piter Braumiller për të thelluar partneritetin .
Bashkëpunimi i AMS-së me rregullatorin austriak FMA: Vizitë pune e Piter Braumiller për të thelluar partneritetin



Me qëllim forcimin dhe thellimin e bashkëpunimit midis AMS-së dhe rregullatorit financiar austriak FMA, mbërriti sot për një vizitë pune, me ftesë të kryetares të Këshillit të Ekspertëve, Peter Braumiller, përfaqësues i lartë i Departamentit të Mbikëqyrjes së Sigurimeve të rregullatorit financiar austriak FMA.
Kryetarja e Këshillit të Ekspertëve, Eli Drakullovska dhe anëtarët e Këshillit, Aleksandra Drangovska dhe Goran Zdravkovski, si dhe disa përfaqësues nga shërbimet profesionale të AMS-së diskutuan situatën e tregut të sigurimeve në Maqedoni dhe shkëmbyen mendime me përfaqësuesin e lartë të FMA-së mbi disa tema aktuale, duke përfshirë: procesin e harmonizimit të rregulloreve tona me standardet e Solvency 2, procesin e zbatimit të standardit ndërkombëtar të kontabilitetit IFRS 17, si dhe ndërmarrjen e aktiviteteve për të forcuar ndërgjegjësimin për marrjen e riskut dhe për të promovuar të drejtat e policëmbajtësve dhe njohuritë financiare.
Në këtë takim u konstatua se bashkëpunimi shumëvjeçar midis dy rregullatorëve ka qenë i suksesshëm dhe se sigurisht që ka vend për përmirësime të mëtejshme.