Organizuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve dje pasdite filloi trajnimi për aktuarë
Organizuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS), dje pasdite filloi trajnimi për aktuarë për të punuar në shoqëritë e sigurimeve dhe shoqëritë që administrojnë fondet e pensionit. Ky është trajnimi i parë për këtë profil sub-special të kuadrove në një periudhë prej dhjetë vjetësh dhe i katërti me radhë që nga viti 2002.
Në trajnim, i cili do të zgjasë për dy vjet dhe do të përfundojë me dhënien e provimeve, kanë aplikuar 21 persona dhe ligjërues janë profesorë të njohur nga vendi dhe jashtë.
Me fjalën e tij përshëndetëse përpara aktuarëve të ardhshëm, u drejtua prof. dr. Kërste Shajnoski, Kryetar i Këshillit të Ekspertëve të AMS-së, i cili theksoi se profesion i aktuarit, profesion i specializuar në matjen dhe menaxhimin e rreziqeve dhe pasigurisë është një katalizator shumë i rëndësishëm për rritjen, zhvillimin dhe promovimin e tregut të sigurimeve dhe për shoqëri sigurimesh financiarisht të shëndetshme . Ai gjithashtu shtoi se AMS-ja po punon intensivisht për një zgjidhje ligjore sistematike që do të forcojë statusin dhe rolin e aktuarëve në industrinë e sigurimeve.
Ky lloj trajnimi, i zhvilluar sipas programit të Institutit Ndërkombëtar të Aktuarëve, organizohet në vendin tonë për herë të katërt, pasi që Ligji për Mbikëqyrjen e Sigurimeve u miratua në vitin 2002.
Në tre ciklet e deritanishme të trajnimeve, janë certifikuar rreth 30 aktuarë. Dy trajnimet e para u organizuan nga Ministria e Financave me asistencë teknike nga USAID-i amerikan, përkatësisht Korpusi Vullnetar për Shërbime Financiare, i cili dha një kontribut të rëndësishëm në formimin e shoqatës profesionale aktuariale maqedonase (MAZ “AKTUAR”).
Qytetarët, firmat dhe institucionet nga sigurimet arkëtuan 65.1 milionë euro
Vitin e kaluar, siguruesit investuan 163.7 milionë euro në polica për të mbuluar rreziqe të ndryshme
Qytetarët, kompanitë dhe institucionet nga dëmet vitin e kaluar arkëtuan 4 miliardë denarë (65.1 milionë euro), që është në të njëjtin nivel me vitin 2019. Nga kjo, shoqëritë e sigurimeve jo-jetë paguan 3.57 miliardë denarë (58 milionë euro) dëmshpërblime për policat e sigurimeve jo-jetë. Pagesat e dëmeve në bazë të sigurimit të jetës arrijnë në 436.9 milion denarë (7.1 milionë euro), sipas të dhënave zyrtare nga Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS).
Policëmbajtësit (personat juridikë dhe fizikë) investuan 10 miliardë denarë (163.7 milionë euro) në sigurime vitin e kaluar. Në një periudhë pesëvjeçare (nga viti 2016 në vitin 2020) janë blerë polica me vlerë prej 48.3 miliardë denarësh (785.2 milionë euro).
Në pesë vitet e fundit, qytetarët kanë investuar gjithsej 7.98 miliardë denarë (129.7 milion euro) në sigurimin e jetës. Një total prej 40.3 miliardë denarësh (655.5 milion euro) u paguan për policat që mbulojnë rreziqet e sigurimit jo-jetë (auto-përgjegjësi, kasko, pronë, përgjegjësi e përgjithshme, sigurimi i shëndetit privat dhe lloje të tjera të sigurimeve).
Shitjet e policave të sigurimeve (primi i shkruar bruto) vitin e kaluar krahasuar me vitin 2016 u rritën me 1.35 miliardë denarë (22 milionë euro). Kufizimet e shumta në flukset e përgjithshme ekonomike dhe veçanërisht në lëvizjen, të cilat u shkaktuan nga pandemia shëndetësore vitin e kaluar, gjithashtu patën një ndikim negativ në shitjen e policave. Por falë aksesit proaktiv dhe bashkëpunimit midis AMS-së dhe shoqërive të sigurimeve, shitjet totale të policave vitin e kaluar u ulën me vetëm 5 për qind krahasuar me vitin 2019.
Ekzistojnë gjithsej 16 shoqëri sigurimesh që veprojnë në tregun e sigurimeve, nga të cilat 11 mbulojnë rreziqet e sigurimeve jo të jetës dhe pesë shoqëri specializohen në sigurimet e jetës.
Çfarë e shënoi vitin 2020?
Shitja e policave të sigurimeve jo-jetë vitin e kaluar në primin e shkruar bruto pati një pjesëmarrje prej 82.7 për qind dhe arriti në 8.3 miliardë denarë (135.4 milion euro). Shoqëritë e sigurimeve arkëtuan 1.74 miliardë denarë (28.3 milionë euro) nga shitja e policave të sigurimeve të jetës, që është 17.3 për qind e të ardhurave totale nga shitja e policave.
Edhe vitin e kaluar, pjesëmarrje më të madhe në të gjithë shitjen ka sigurimi i automjeteve me 4.96 miliardë denarë (80.65 milion euro), para sigurimit të pronës me 1.86 miliardë denarë (30.25 milion euro). Rritja më e lartë është shënuar në sigurimet e shëndetit privat, nga shitja e të cilave siguruesit arkëtuan pesë herë më shumë krahasuar me vitin 2019.
Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) është organ rregullator i pavarur, i cili rregullon tregun e sigurimeve dhe kujdeset për mbrojtjen e të drejtave të personave të siguruarr ose policëmbajtësve dhe kontribuon në edukimin financiar të popullatës.
Seancë e mbajtur më 08.04.2021
- Kërkesë së marrjen e pëlqimit për kompaninë e auditimit MURS STIVENS për të audituar pasqyrat financiare të Shoqërisë Aksionare të Sigurimeve GRAVE JO-JETË Shkup për vitin 2021,
- Kërkesë për marrjen e pëlqimit për kompaninë e auditimit GRANT TORTON për të audituar pasqyrat financiare të Shoqërisë Aksionare të Sigurimeve GRAVE Shkup për vitin 2021,
- Kërkesës për marrjen e pëlqimit për kompaninë e auditimit GRANT TORTON për të audituar pasqyrat financiare të Shoqërisë Aksionare Euroins Osiguruvanje Shkup për vitin 2021,
- Kërkesë për marrjen e pëlqimit për pjesëmarrje të kualifikuar në Shoqërinë Aksionare për Përfaqësim në Sigurime MOE OSIGURUVANJE SHA Shkup, dorëzuar nga personi Karolina Ristova Stefanovska dhe Aktvendim për dhënien e pëlqimit për pjesëmarrje të kualifikuar në shoqëri të brokerimit në sigrime,
- Marrja e vendimit sipas Njoftimit të marrë nga UNI BANKA SHA Shkup për përfundimin e marrëveshjes/kontratës të përfaqësimit në sigurime me personin Darko Tanevski dhe Aktvendim për revokimin e licencës për përfaqësues në sigurime,
- Marrja e vendimit sipas Njoftimit të marrë nga Kroacia Jetë SHA Shkup për përfundimin e marrëveshjes/kontratës të përfaqësimit në sigurime me personin Dragan Petkovski dhe Aktvendim për revokimin e licencës për përfaqësues në sigurime,
- Marrja e vendimit sipas Njoftimit të marrë nga NLB Banka SHA Shkup për përfundimin e marrëveshjes/kontratës të përfaqësimit në sigurime me personin Goran Dimitrievski dhe Aktvendim për revokimin e licencës për përfaqësues në sigurime,
- Marrja e vendimit sipas Njoftimit të marrë nga Grupacioni Kombëtar i Sigurimeve OSIGURITELNA POLISA SHA Shkup për përfundimin e marrëveshjes/kontratës të përfaqësimit në sigurime me personin Elena Mihajllovska Aktvendim për revokimin e licencës për përfaqësues në sigurime,
- Marrja e vendimit për aplikimin e paraqitur për pjesëmarrje në trajnimin dhe dhënien e provimit profesional, i cili është i nevojshëm për marrjen e lejes së punës si aktuar i autorizuar dhe miratimin e Aktvendimit për plotësimin e kushteve për pjesëmarrje në trajnimin dhe dhënien e provimit profesional, i cili është i nevojshëm për marrjen e lejes së punës si aktuar i autorizuar (lista e kandidatëve për trajnim aktuarial, me emër dhe mbiemër, gjithsej 21 kandidatë),
- Kërkesë (lutje) nga Fondi i Sigurimit Pensional dhe Invalidor të RMV-së për regjistrimin e një personi për pjesëmarrje në trajnimin dhe dhënien e provimit profesional për aktuar, pas afatit të aplikimit të publikuar nga Agjencia.
- Vendim për shqiptimin e masës shtesë të mbikëqyrjes për Shoqërinë e Sigurimeve Halk Osiguruvanje SHA Shkup dhe Aktvendim për shqiptimin e masave shtesë për Shoqërinë e sigurimeve Halk Osiguruvanje SHA Shkup.
- Informacion për realizimin e Planit Financiar të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve për vitin 2021, përfshirë edhe datën 31.03.2021.
Seancë e mbajtur më 25.03.2021
– Vendim për dhënien e pëlqimit për ushtrimin e funksionit të anëtarit të organit drejtues në Triglav Osiguruvanje Jetë SHA, Shkup personit Vilma Uçeta Duzlevska,
– Vendim për dhënien e pëlqimit për ushtrimin e funksionit të anëtarit të organit drejtues në TRIGLAV Osiguruvanje, personit Vojdan Jordanov,
– Vendim për revokimin e licencës për përfaqësues në sigurime për personin Vladimir Moloski
– Vendim për dhënien e pëlqimit për ndryshimin e selisë të regjistruar të Shoqërisë Aksionare EUROINS OSIGURUVANJE Shkup,
– Vendim për dhënien e pëlqimit për ndryshimin e statutit të Shoqërisë Aksionare EUROINS OSIGURUVANJE Shkup,
– Informacion për Kroacia Jo-Jetë për mos-shqiptimin e masave mbikëqyrëse,
– Vendim për Viener Jo-Jetë për shqiptimin e gjobës.
Fermerët dhe blegtorët arkëtuan mbi 5 milionë euro nga dëmet e sigurimeve
Së bashku me rritjen e vlerës së dëmeve të paguara, rritet edhe shuma që fermerët dhe blegtorët kanë investuar në policat e sigurimeve. Vitin e kaluar, shitjet e policave bujqësore tejkaluan 7.8 milionë euro. Investimet e ndërmarrjeve agrare në sigurimet bujqësore u rritën me 65 për qind vitin e kaluar.
Fermerët dhe blegtorët vitin e kaluar arkëtuan 313.6 milionë denarë (5.1 milionë euro) dëme nga shoqëritë e sigurimeve, bazuar në mbulimin e policave të tyre të sigurimeve. Vlera e pagesave të dëmeve vitin e kaluar u rrit me 56 për qind krahasuar me një vit më parë, sipas të dhënave zyrtare nga Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS).
Rritja më e madhe e dëmeve të arkëtuara është në ndërmarrjet bujqësore që në bazë të asaj që është siguruar nga policat e sigirimeve kanë mbledhur 141.4 milionë denarë (2.3 milion euro), që është 1.4 milionë euro më shumë pagesa për dëmet në krahasim me vitin 2019.
Vitin e kaluar, shoqëritë e sigurimeve kompensuan fermerët individualë me 2.8 milionë euro dëme, që janë për 18 për qind më shumë krahasuar me vitin e mëparshëm.
Paralelisht me rritjen e dëmeve të paguara po rritet edhe shitja (primi i shkruar bruto) e policave të sigurimeve bujqësore. Kompanitë agrare, fermerët dhe blegtorët individualë investuan 24 për qind më shumë në sigurime vitin e kaluar.
Vlera totale e policave të sigurimeve bujqësore të shitura vitin e kaluar arriti një vlerë prej 480 milionë denarë (7.8 milionë euro). Rritja më e lartë e investimeve në sigurime është në ndërmarrjet bujqësore dhe blegtorale, të cilat vitin e kaluar ndanë 65 për qind më shumë, pra 215.2 milionë denarë (3.5 milionë euro).
Për katër vjet me radhë, ndërmarrjet bujqësore dhe fermerët individualë kanë rritur investimet e tyre në policat e sigurimeve të të mbjellave, të korrave dhe bagëtisë. Sipas të dhënave zyrtare të AMS-së, shitja e policave për të gjitha klasat e sigurimeve bujqësore nga viti 2017 deri në vitin e kaluar është rritur me 2,5 herë.
Sipas të dhënave të AMS-së, katër shoqëri që ofrojnë sigurime bujqësore kanë shitur gjithsej 3,751 polica vitin e kaluar. Prej tyre, 3.017 janë fermerë dhe blegtorë individualë dhe 734 janë kompani bujqësore dhe blegtorale.
Çfarë sigurojnë fermerët dhe blegtorët?
Policat e sigurimeve bujqësore mbulojnë rreziqet e zjarrit, breshërit, acarit, stuhisë dhe rreziqeve shtesë për të mbjellat dhe të korrat. Në policat e sigurimeve të bagëtisë mbulohen rreziqet e pasojave të sëmundjeve.
Agjencia e Mbikëqyrjes të Sigurimeve (AMS) është organ i pavarur rregullator që rregullon tregun e sigurimeve, mbikëqyr punën e shoqërive të sigurimeve, kujdeset për mbrojtjen e të drejtave të të siguruarit apo policëmbajtësit dhe kontribuon në edukimin financiar të popullsisë.
Policëmbajtësit morën 30 për qind më tepër rimburisime nga dëmet e pronës, siguruesit paguan mbi 10 milionë euro
Vlera dhe numri i policave të shitura të sigurimit të pronave është rritur vazhdimisht për pesë vjet radhazi. Vitin e kaluar, në kushtet e pandemisë shëndetësore, sigurimi i pronës u rrit në familje, në kompani, tek fermerët dhe në sektorin publik. Shitjet totale të policave të sigurimit të pronës vjet e tejkaluan vlerën prej 30 milionë eurosh dhe pati rritje prej 5 për qind
Shoqëritë e sigurimeve (gjithsej 11 shoqëri që shesin polica të sigurimit të pasurisë) vitin e kaluar u paguan gjithsej 10.2 milionë euro dëmshpërblime (dëme të paguara bruto) policëmbajtësve të tyre, që është 30 për qind më shumë se vitin e kaluar.
Për dëme nga zjarret dhe katastrofat e tjera natyrore vjet janë rimbursuar 191 milionë denarë (3.1 milionë euro), ndërsa për sigurimet e tjera të pronës policëmbajtësit kanë marrë 439 milionë denarë (7.1 milionë euro).
Shitjet totale (primi i shkruar bruto) të policave të sigurimit të pronës vitin e kaluar arritën në 1.86 miliardë denarë (30.26 milionë euro), tregojnë të dhënat zyrtare nga Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS).
Vlera e policave të sigurimit që siguruesit blenë vitin e kaluar u rrit me 5 për qind (1.43 milionë euro) krahasuar me vitin 2019.
Rrritje ka pasur gjithashtu edhe numri i llidhjes së policave të sigurimit të pronës tek persona fizikë dhe persona juridikë. Numri i përgjithshëm i policave të sigurimeve të pronës në vitin 2020 është 135,223, që është 4 për qind më shumë krahasuar me një vit më parë.Vitin e kaluar, qytetarët investuan gjithsej 507.4 milionë denarë (8.25 milionë euro) në policat e sigurimit, ndërsa kompanitë private dhe institucionet shtetërore paguan 1.35 miliardë denarë (22.01 milionë euro). Pjesëmarrjen më të madhe në vlerën e përgjithshme të sigurimeve vitin e kaluar e kanë sigurimi i ndërtesës dhe përmbajtja e tyre (13.3 milion euro) dhe sigurimi bujqësor (7.84 milionë euro).
Kështu, sigurimi i pronës (përveç zjarrit dhe katastrofave të tjera natyrore) u rrit me 7 për qind në krahasim me vitin 2019 dhe tejkaloi 1.09 miliardë denarë (17.76 milionë euro), e cila është kryesisht për shkak të zgjerimit të ndërtimit në zonat urbane. Ekziston një rritje prej 2 për qind në shitjen e sigurimeve nga zjarri dhe nga fatkeqësitë e tjera natyrore të cilat arritën në 768.2 milionë denarë (12.5 milionë euro).
Të gjitha të dhënat janë të aksesueshme në linkun e mëposhtëm https://aso-stg.solarisintelligence.mk/preliminarni-podatoczi-bruto-polisirana-premija-bruto-isplateni-shteti/
Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) është organ rregullator i pavarur, i themeluar në vitin 2009, i cili rregullon tregun e sigurimeve dhe kujdeset për mbrojtjen e të drejtave të personave të siguruarr ose policëmbajtësve dhe zhvillimin e perceptimit të rëndësisë së sigurimeve.
