Mbi 114,500 qytetarë kanë blerë polica të sigurimit të shëndetit vitin e kaluar
Numri i personave që kanë blerë polica të sigurimit të shëndetit vitin e kaluar u rrit në 5 herë më shumë në krahasim me vitin 2019, ndërsa qytetarët kanë investuar 4.45 milionë euro në polica të sigurimeve, që paraqet 45 për qind më shumë se në vitin 2019.
Numri i qytetarëve që kanë blerë polica të sigurimit të shëndetit vitin e kaluar u rrit me 5 herë në krahasim me vitin 2019, tregojnë të dhënat përmbledhëse zyrtare të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) për vitin 2020. Një total prej 114,559 qytetarësh vitin e kaluar vendosën të blejnë polica të sigurimit të shëndetit, që paraqet 93,161 të siguruar më shumë se vitin e kaluar, kur polica të sigurimit të shëndetit kanë pasur 21,398 persona. Vitin e kaluar, qytetarët investuan 4.45 milionë euro për polica të sigurimit të shëndetit, që paraqet 44.8 për qind më shumë se primi i shkruar bruto (vlera e policave të shitura) në vitin e kaluar. Policat e sigurimit të shëndetit vitin e kaluar u shitën nga 10 shoqëri të sigurimeve jo-jetë.
Ndikim në rritjen e shitjeve të policave të sigurimit të shëndetit në vitin e kaluar ka edhe pandemia e shkaktuar nga virusi COVID 19, si dhe praktikat e mira korporative të gjithnjë e më shumë ndërmarrjeve apo firmave që blejnë polica të sigurimit të shëndetit për punonjësit e tyre.
Vitin e kaluar, shoqëritë e sigurimeve jo-jetë, policëmbajtësve të tyre i kanë paguar dëme me një shumë totale bruto prej 1.72 milionë eurosh, bazuar në mbulimin e policave të sigurimit të shëndetit. Krahasuar me vitin 2019, shuma e dëmeve të paguara bruto nga shoqëritë e sigurimeve ndaj personave të siguruar u rrit për 44 për qind.
Agjencia e Mbikëqyrjes të Sigurimeve u bën thirrje të gjithë policëmbajtësve apo të siguruarve të mundshëm, t’i kushtojnë kudes të veçantë rreziqeve të mbuluara nga sigurimi kur zgjedhin një shoqëri sigurimesh dhe momentit nëse, për shkak të situatës aktuale, mbulohen rreziqet e shkaktuara nga pandemitë ose epidemitë.
Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) është një organ i pavarur rregullator, i themeluar në vitin 2009, i cili rregullon tregun e sigurimeve dhe kujdeset për mbrojtjen e të drejtave të policmbajtësve dhe zhvillimin e perceptimit të rëndësisë së sigurimeve.
Seancë e mbajtur më 24.02.2021
- Vendim për miratimin e llogarisë vjetore për Agjencinë e Mbikëqyrjes së Sigurimeve për vitin 2020,
- Vendim mbi planifikimin e shpërndarjes së të ardhurave neto të tepërta mbi shpenzimet e realizuara të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve për vitin 2020,
- Rregullore për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për sistematizimin e vendeve të punës në Agjencinë e Mbikëqyrjes së Sigurimeve,
- Aktvendim për dhënien e pëlqimit për ndryshimin e Statutit të Shoqërisë Aksionere GRAVE JO-JETË Shkup,
- Njoftimi i NLB Bank për përfundimin e marrëveshjes së përfaqësimit të sigurimeve me personin Agron Mustafi (miratimi i aktvendimit për revokimin e licencës),
- Njoftimi i NLB Bank për përfundimin e marrëveshjes së përfaqësimit të sigurimeve me personin Anita Çekrexhieva (miratimi i aktvendimit për revokimin e licencës),
- Njoftimi i NLB Bank për përfundimin e marrëveshjes së përfaqësimit të sigurimeve me personin Dejan Llazarovski (miratimi i aktvendimit për revokimin e licencës),
- Njoftim I NLB Bank për përfundimin e marrëveshjes së përfaqësimit të sigurimeve me personin Kristina Mlladenovska (miratimi i aktvendimit për revokimin e licencës),
- Njoftim i NLB Bank për përfundimin e marrëveshjes së përfaqësimit të sigurimeve me personin Nina Gligorovska (miratimi i aktvendimit për revokimin e licencës),
- Njoftim i NLB Bank për përfundimin e marrëveshjes së përfaqësimit të sigurimeve me personin Hani Drakullovska (miratimi i aktvendimit për revokimin e licencës).
- Shkresë qarkore – me rekomandim për Shoqëritë e sigurimeve që të distancohen nga pagimi i dividentëve në vitin 2021,
- Vendim për shqiptimin e masës mbikëqyrëse për Shoqërinë e sigurimeve Viner LAJF Viena Inshurens Grup Shkup.
Seancë e mbajtur më 15.2.2021
- Rregullorja për kushtet dhe procedurën për njohjen e kualifikimit për aktuar të fituar jashtë vendit dhe dhënien e provimit profesional i cili dëshmon se personi ka njohuri adekuate të ligjeve dhe praktikave në Republikën e Maqedonisë së Veriut të nevojshme për të marrë leje pune si aktuar i autorizuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut;
- Rregullorja për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për dokumentacionin e nevojshëm për marrjen e lejes së punës si aktuar i autorizuar;
- Tarifa për ndryshimin dhe plotësimin e Tarifës për përmbajtjen dhe shumën e kompensimeve dhe tarifave të arkëtuara nga Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve dhe afatet e pagesës;
- Aktvendimi për dhënien e pëlqimit për kryerjen e funksionit të anëtarit të Bordit Drejtues të Shoqërisë Aksionare të Sigurime VINER – Viena Inshurenc Grup Shkup, për personin Ana Serafimova; dhe
- Shqyrtimi i njoftimit të Shoqërisë të Sigurimeve VINER SHA Shkup për prishjen e kontratës për përfaqësim në sigurime me personin Jordan Zahariev dhe vendim-marrja për njoftimin duke miratuar Vendim për revokimin e licencës për agjent/përfaqësues të sigurimeve.
Seancë e mbajtur më 08.02.2021
1. Vendim për masën mbikëqyrëse të TRIGLAV OSIGURUVANJE SHA Shkup,
2. Raport mbi ankimimet e dorëzuara në Agjencinë e Mbikëqyrjes së Sigurimeve nga të siguruarit, përfituesit e sigurimeve dhe palët e treta të dëmtuara për tremujorin e katërt (4K)të vitit 2020.
3. Vendim për miratimin e Raportit mbi zbatimin e inventarit të aseteve dhe burimeve të fondeve të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve deri më 31 dhjetor të vitit 2020,
4. Informacion për realizimin e Planit Financiar të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve, deri më 31.12.2020.
Seancë e mbajtur më 29.01.2021
- Vendim për ndryshimin e Planit Vjetor të Trajnimit të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve për vitin 2021,
- Plani Vjetor i Prokurimit Publik të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve për vitin 2021.
- Kërkesë për marrjen e pëlqimit për pjesëmarrje të kualifikuar në SHBS AMG PREMIUM SHA Shkup të parashtruar nga Aleksandar Melovski.
- Vendim për masë mbikëqyrëse për Shoqërinë e Sigurimeve të Jetës UNIKA LAJF SHA Shkup,
- Informacion lidhur me zbatimin e mbikëqyrjes në terren për Kroacia Osiguruvanje SHA – Shoqëria e Sigurimeve të Jetës,
- Raport nga auditimi i mbajtjes të provimit profesional për broker sigurimesh për vitin 2020,
- Raport nga auditimi i mbajtjes së provimeve për përfaqësues për vitin 2020.
SQARIME PËR LIDHJEN E KONTRATAVE TË SIGURIMEVE ME PËRFSHIRJEN RREZIKUN E VDEKJES PËR SHKAK TË SËMUNDJES
Nga veprimtaria e mëparshme e shoqërive të sigurimeve dhe nga zbatimi i mbikëqyrjeve, Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) ka përcaktuar se kushtet e sigurimit në klasën e sigurimeve 1 – sigurimi i ngjarjeve aksidentale (i aksidenteve) i shoqërive të sigurimeve që ushtrojnë aktivitetin në grupin e sigurimit jo-jetë, ndër rreziqet e tjera (vdekja si rezultat i një aksidenti, humbja e përhershme e aftësisë së përgjithshme për të punuar, paaftësia e përkohshme për punë, përkeqësimi i shëndetit), më shpesh në fushën e sigurimit kolektiv, gjithashtu mbulojnë rrezikun e vdekjes si pasojë e sëmundjes, që nga natyra, karakteristikat dhe parimet aktuariale i përkasin rreziqeve të mbuluara në klasën 19 – sigurimi i jetës në rast vdekje nga neni 5 i Ligjit të Mbikëqyrjes të Sigurimeve.I njëjti rrezik përfshihet në mënyrë të papërshtatshme në klasën e sigurimeve në klasën e sigurimeve 14 – Sigurimi i kredisë tek disa shoqëri sigurimesh që operojnë në grupin e sigurimeve jo-jetë. Në mënyrë që të sigurohet që funksionimi i shoqërive të sigurimeve të jetë në përputhje me Ligjin e Mbikëqyrjes të Sigurimeve dhe për të siguruar kushte për konkurrencë të ndershme, AMS përmes një shkrese qarkore u dha sqarime dhe udhëzime shoqërive të sigurimeve.
Në linkun e mëposhtëm gjeni hollësitë dhe përmbajtjen e qarkores