Broshurë e re e AMS-së: Sigurimi i pronës në tre hapa
Si rregullator i sigurimeve, Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) kujdeset në mënyrë të veçantë për edukimin e të gjithë qytetarëve
–të siguruar aktualë ose të ardhshëm. Prandaj, qëllimi i kësaj broshure është të ofrojë udhëzimet dhe shpjegimet më themelore në lidhje me sigurimin e pronës.
AMS-ja me rastin e “Javës Globale të Parasë”: Zgjeroni njohuritë tuaja në fushën e sigurimeve!
Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) këtë vit i bashkohet aktivisht aksionit global për ndërgjegjësimin e popullatës për nevojën për sigurime, në kuadër të Javës Globale të Parasë:

Për ju, lexues të respektuar, bashkëqytetarë të nderuar, të siguruar aktual dhe potencial, ne kemi përgatitur përmbajtje të shumta dhe të pasura edukative që do t’ju ndihmojnë të përmirësoni njohuritë tuaja për sigurimet.
Sigurimi nuk është luks apo shpenzim, sigurimi është një domosdoshmëri që ofron siguri financiare dhe mirëqenie materiale për ju dhe të dashurit tuaj. Prandaj, përmes përmbajtjeve edukative dhe të kuptueshme, mësoni pse keni nevojë për sigurim për ju dhe të dashurit tuaj.
Në javën në vijim, si pjesë e Javës Globale të Parasë, e cila mbahet nën moton “Mbroni paratë tuaja, sigurojeni të ardhmen tuaj”, do të ndajmë më shumë përmbajtje edukative dhe informative që do të kontribuojnë në forcimin e ndërgjegjësimit për nevojën për sigurim, rreth të drejtat tuaja si të siguruar dhe si të zgjidhni sigurimin sipas nevojave tuaja. Me iniciativën e AMS-së, në këtë ngjarje globale janë përfshirë në mënyrë aktive dhe masive subjektet nga industria e sigurimeve, gjegjësisht shoqëritë e sigurimeve dhe shoqëritë e brokerimit të sigurimeve.
Për më shumë informacion vizitoni faqen tonë edukative www.edukacija.aso.mk.
Bashkohuni me ne dhe zgjeroni njohuritë tuaja të sigurimit.
Mos harroni të na ndiqni në profilet e AMS-së në Facebook, Instagram dhe LinkedIn
Dita Globale e Konsumatorit – 15 Marsi, i siguruari është gjithmonë i pari!
Mbrojtja e të drejtave të të siguruarve ka qenë, është dhe do të mbetet prioriteti kryesor i Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve. Maksima jonë është që i siguruari të marrë gjithmonë shërbimin më të mirë të sigurimit për fondet që investon, qofshin ato për jetën, pronën, shëndetin, sigurimin e aksidentit, autopërgjegjësi, sigurimin e shëndetit në udhëtim apo nevoja të tjera.

Dhe kjo është arsyeja pse ne ju kujtojmë gjithmonë, të respektuar policëmbajtës, të edukoheni! Ne jemi këtu për ju dhe në platformën tonë të internetit www.edukacija.aso.mk ka gjithmonë përmbajtje të dobishme dhe të disponueshme për publikun që do të thellojnë njohuritë tuaja për atë lloj sigurimi që ju nevojitet dhe çfarë duhet të dini para se të blini një shërbim sigurimi.
Në të njëjtën kohë, ne si rregullatorë të tregut të sigurimeve, të cilët kujdesemi për mbrojtjen e të drejtave tuaja përmes edukimit, jemi gjithmonë këtu për pyetjet tuaja në lidhje me sigurimet, që mund t’i parashtroni në adresën e emailit contact@aso.mk
Me këtë rast theksojmë edhe një herë se Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) kujdeset për të drejtat tuaja të sigurimit përmes porcedurimit të drejtpërdrejtë dhe të menjëhershme për ankesat tuaja. Ankesa në AMS bëhet nëse i siguruari nuk është i kënaqur me përgjigjen e shoqërisë së sigurimit për pretendimin e dëmit ose nuk ka marrë përgjigje brenda 30 ditëve. AMS-ja nuk shqyrton ankesa anonime apo raste për të cilat zhvillohen procedura gjyqësore apo procedura të tjera.
Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) është organ rregullator i pavarur që normativizon tregun e sigurimeve, mbikëqyr punën e subjekteve të sigurimit, kujdeset për mbrojtjen e të drejtave të të siguruarve dhe kontribuon në edukimin dhe përfshirjen financiare të popullatës.
Seancë e mbajtur më 5 mars 2024
- Procesverbali i seancës së pestë të Këshillit të Ekspertëve të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve, të mbajtur më 27 shkurt të vitit 2024;
- Aktvendim për dhënien e dakordësisë për ushtrimin e funksionit të anëtarit të Bordit Drejtues të Shoqërisë Aksionere të Sigurimeve dhe Risigurimeve Makedonia Shkup-Viena Inshurens Grup për personin Orzen Marjanoviq.
- Aktvendim për dhënien e dakordësisë për ushtrimin e funksionit të anëtarit të Bordit Drejtues të Shoqërisë Aksionere të Sigurimeve VINER LAJF – Viena Inshuerns Grup Shkup, për personin Millan Antovski.
Seancë e mbajtur më 27 shkurt 2024
- Procesverbali i seancës së katërt të Këshillit të Ekspertëve të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve, të mbajtur më 16 shkurt të vitit 2024;
- Vendim lidhur me mosrakordimin e Shoqërisë së Brokerimit në Sigurime VFP SHA Shkup.
- Vendim lidhur me mosrakordimin e Shoqërisë së Brokerimit në Sigurime Smart Mani Solushens SHA Shkup.
- Vendim lidhur me mosrakordimin e NLB Banka SHA Shkup.
- Vendim lidhur me mosrakordimin e Shoqërisë së Brokerimit në Sigurime M Broker SHA Shkup.
- Vendim lidhur me mosrakordimin e Shoqërisë së Brokerimit në Sigurime PREMIUM INSHURENS SHA Shkup.
- Informacion lidhur me zbatimin e mbikëqyrjes off-site të Shoqërisë së Përfaqësimit në Sigurime Prva Zastapniçka SHA Shkup.
- Informacion lidhur me zbatimin e mbikëqyrjes off-site të Shoqërisë së Përfaqësimit në Sigurime Trend MR SHA Shkup.
- Informacion për bilancet financiare, realizimet statistikore dhe financiare të shoqërive të sigurimeve në periudhën 1.1.-31.12.2023 (4k2023)