Seancë e mbajtur më 30 prill
- Procesverbal i seancës së nëntë të Këshillit të Ekspertëve të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve për vitin 2024, të mbajtur më 22 prill të vitit 2024;
- Kërkesë për dakordësi për Shoqërinë e Auditimit MUR STIVENS SHPK Shkup për ushtrimin e auditimit të raporteve financiare të Grupacionit Kombëtar të Sigurimeve SHA OSIGURITELNA POLISA Shkup për vitin 2024 dhe miratimin e aktvendimit.
Informacion për opinionin lidhur me rritjen e pajustifikuar të çmimeve të sigurimit të detyrueshëm të përgjegjësisë automobilistike
Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) inkurajon Qeverinë, në përputhje me kompetencat e saj ligjore, të mbrojë të drejtat e të siguruarve dhe nëpërmjet ndryshimeve në Listën e çmimeve të ulë çmimet e policave të sigurimit të detyrueshëm të përgjegjësisë automobilistike.
AMS-ja, si rregullator i tregut të sigurimeve, bën me dije edhe një herë publikisht se veprimi që kompanitë e sigurimeve rritën çmimet e sigurimit të detyrueshëm të përgjegjësisë automobilistike është krejtësisht i pajustifikuar dhe i pabazë.
Argumentet kryesore kundër rritjes së çmimit janë renditur në analizën e dorëzuar në komisionin kompetent në Ministrinë e Financave.
Rritja e çmimit të sigurimeve nuk është në funksion të forcimit të mbrojtjes së të siguruarve. Përkundrazi, kjo rritje çmimesh është vetëm dhe ekskluzivisht në funksion të mbulimit të kostove operacionale të shoqërive të sigurimeve.
Analiza gjendet në linkun e mëposhtëm https://aso-stg.solarisintelligence.mk/analiza-za-neopravdanosta-od-zgolemuvanjeto-na-czenite-na-polisi-za-zadolzhitelno-osiguruvanje-od-avtomobilska-odgovornost-2/
Seancë e mbajtur më 22 prill
- Procesverbali i seancës së tetë të Këshillit të Ekspertëve të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve për vitin 2024, të mbajtur më 4 prill të vitit 2024;
- Vendim për shqiptimin e masave të mbikëqyrjes ndaj MAKEDONIJA osiguruvanje SHA Shkup – Viena Inshurens Grup,
- Vendim për shqiptimin e masave të mbikëqyrjes ndaj shoqërisë së Sigurimeve Kroacia Osiguruvanje – Jetë SHA Shkup,
- Vendim për shqiptimin e masave të mbikëqyrjes ndaj Shoqërisë së Sigurimeve Jo-Jetë – Kroacia Osiguruvanje SHA Shkup,
- Vendim për shqiptimin e masave të mbikëqyrjes ndaj Shoqërisë së Sigurimeve Triglav Osiguruvanje SHA Shkup,
- Vendim për shqiptimin e masave të mbikëqyrjes ndaj Sava osiguruvanje sh.a. Shkup,
- Vendim për shqiptimin e masave të mbikëqyrjes ndaj GKS –SHA OSIGURITELNA POLISA SHKUP,
- Vendim për shqiptimin e masave të mbikëqyrjes ndaj Unika Jetë,
- Vendim për shqiptimin e masave të mbikëqyrjes ndaj Unika Jo-Jetë,
- Vendim për shqiptimin e masave të mbikëqyrjes Grave jetë,
- Vendim për shqiptimin e masave të mbikëqyrjes ndaj Grave Jo-Jetë,
- Vendim për shqiptimin e masave të mbikëqyrjes Viner jetë,
- Vendim për shqiptimin e masave të mbikëqyrjes Eurolink,
- Strategji për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve për periudhën 2024-2027.
- Ndryshimi i Planit Vjetor të Mbikëqyrjes në Terren të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve, për vitin 2024,.
- Kërkesë për marrjen e lejes për ndryshim të statusit – bashkimin e shoqërisë së sigurimeve VINER SHA Skopje me ADOR MAKEDONIA OSIGURUVANE Shkup me miratimin e aktvendimit.
- Rregullore për mënyrën dhe procedurën për përzgjedhjen dhe vlerësimin e përshtatshmërisë së anëtarit të organit mbikëqyrës të shoqërisë së sigurimeve dhe njoftimin e Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve;
- Rregullore për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për mënyrën, procedurën dhe dokumentacionin e nevojshëm për marrjen e dakordimeve;
- Aktvendim për revokimin e licencës për përfaqësues në sigurime të personit Gordan Nacev;
- Aktvendim për revokimin e licencës për përfaqësues në sigurime të personit Emil Parishko;
- Aktvendim për revokimin e licencës për përfaqësues në sigurime të personit Nikollçe Markovski;
- Aktvendim për marrjen e dakordimit për fitimin e pjesëmarrjes së kualifikuar në SHPS LAJON INS SHA Shkup në personin e Boris Georgievskit;
- Informacion për realizimin e Planit Financiar të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve për vitin 2024, përfshirë edhe datën 31.03.2024.
- Kërkesë e parashtruar nga Organizata Sindikale e AMS-së lidhur me pjesëmarrjen në Lojërat sportive të 24-ta të Sindikatës, dhe
- Informacion mbi përgjigjet e marra nga shoqëritë e sigurimeve lidhur me kërkesën e Agjencisë për politikat afariste dhe planet për prezantim dhe zbatim MSFI 17 – Kontratat e sigurimit dhe konkluzionet e propozuara për aktivitetet e ardhshme të Agjencisë
Seancë e mbajtur më 4 prill 2024
- Procesverbali i seancës së shtatë të Këshillit të Ekspertëve të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve, të mbajtur më 26 mars të vitit 2024;
- Aktvendim për kërkesën për dakordësi për shoqëri auditimi të Shoqërisë Aksionare të Sigurimeve GRAVE JO-JETË Shkup për vitin 2024;
- Aktvendim për kërkesën për dakordësi për shoqëri auditimi të Shoqërisë Aksionare të Sigurimeve EUROLINK Shkup për vitin 2024;
- Shqyrtimi dhe miratimi i Aktvendimit për kërkesën për dakordësi për shoqëri auditimi të Shoqërisë Aksionare të Sigurimeve GRAVE Shkup për vitin 2024;
- Shqyrtimi i Informacionit lidhur me zbatimin e mbikëqyrjes off-site të Shoqërisë të Sigurimeve të Jetës Prva Zhivot SHA Shkup.
Konkurs për çmimin vjetor për studiuesit e rinj për punim më të mirë studimor në fushën e menaxhimit të rrezikut dhe të sigurimeve në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2024
Me qëllim për të stimuluar zhvillimin e mendimit shkencor dhe përgatitjen e punimeve studimore në fushën e menaxhimit të rrezikut dhe të sigurimit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si dhe afirmimin e profesionistëve të rinj, Agjencia e Mbikëqyrjes të Sigurimeve do të ndajë çmimin vjetor për vitin 2024 për punim studimor në fushën e menaxhimit të rrezikut dhe të sigurimit në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Çmimi i sivjtëm i Agjencisë të Mbikëqyrjes së Sigurimeve është në vlerë prej 80.000 denarësh.
Në punimin studimor është i patjetërsueshëm shqyrtimi i ekonomisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut me temë adukuate. Punimi studimor nuk duhet të tejkalojë 15.000 fjalë (pa abstraktin, bibliografinë dhe anekset) si dhe është rekomanduese që të ketë strukturë standarde të punimit studimor, e cila si bazë i përmban pjesët e mëposhtme:
- Abstraktin;
- Shqyrtimin e literaturës së konsultuar moderne, të huaj dhe vendase, shkencore dhe eksperte nga fusha e cila hulumtohet;
- Përshkrimin e metodologjisë kërkimore- shkencore të përdorur në punim;
- Analizë;
- Perceptime përmbyllëse;
Të drejtë për të marrë pjesë në konkurs kanë shtetasit e Republikës së Maqedonisë së Veriut deri në moshën tridhjetë e pesë vjeçare, respektivisht deri në ditën e dhënies së çmimit më 01.11.2024, pjesëmarrësit nuk duhet të kenë mbushur moshën tridhjetë e gjashtë vjeç. Pjesëmarrësit që kanë fituar titullin Doktor i Shkencave deri në ditën e dorëzimit të punimit nuk kanë të drejtë të marrin pjesë në konkurs.
Të punësuarit dhe anëtarët e Këshillit të Ekspertëve të Agjencisë të Mbikëqyrjes së sigurimeve nuk kanë të drejtë të marrin pjesë në konkurs.
Punimet sturimore dorëzohen në gjuhën maqedonase, shqipe ose në gjuhën angleze.
Një autor mund të paraqesë vetëm një studim të pavarur kërkimor. Studimi kërkimor i punuar si bashkëautor nuk është i pranueshëm.
Në konkurs autorët mund të konkurojnë edhe me punime studimore të botuara gjatë vitit 2024. Në momentin e paraqitjes së punimeve studimore, autori duhet të specifikojë se kur dhe ku është botuar punimi studimor.
Konkursi do të konsiderohet i suksesshëm nëse aplikojnë së paku tre(3) punime studimore që i përmbushin kushtet e përmenduara më lart.
Punimet Studimore dorëzohen në Agjencinë e Mbikëqyrjes së Sigurimeve nëpërmjet postës elektronike, në adresën: konkurs@aso.mk me shënimin: “Për çmimin vjetor të Agjencisë të Mbikëqyrjes së Sigurimeve për vitin 2024”.
Përveç punimit studimor, autori duhet të paraqesë të dhëna biografike. Punimet studimore të dorëzuara do të trajtohen si materiale konfidenciale.
Përzgjedhja më e mirë e punimit studimor bëhet nga Komisioni i përbërë nga pesë anëtarë, tre prej të cilëve janë anëtarë të jashtëm. Kryetarin dhe anëtarët e Komisionit i cakton Këshilli i Ekspertëve të Agjencisë të Mbikëqyrjes së Sigurimeve me vendim i cili do të shpallet në faqen e internetit të Agjencisë të Mbikëqyrjes së Sigurimeve.
Afati i fundit për dorëzimin e punimeve studimore është në datën 30.09.2024.
Çmimi vjetor i Agjencisë të Mbikëqyrjes së Sigurimeve do të jepet më datën 01.11.2024, me rastin e ditës së themelimit të Agjencisë të Mbikëqyrjes së Sigurimeve
Seancë e mbajtur më 26 mars
- Procesverbali i seancës së gjashtë të Këshillit të Ekspertëve të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve për vitin 2024, të mbajtur në datën 15.03.2024;
- Ndryshim i planit për mbikëqyrjen në terren të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve, për vitin 2024,
- Vendim për shqiptimin e masave të mbikëqyrjes ndaj Shoqërisë të Sigurimeve të Jetës Triglav SHA Shkup.
- Vendim për shqiptimin e masave mbikëqyrëse ndaj SHA të Sigurimeve VINER Lajf – Viena Inshurens Grup Shkup,
- Vendim për shqiptimin e masave të mbikëqyrjes ndaj Shoqërisë Aksionare të Sigurimeve GRAVE Shkup;
- Vendim për shqiptimin e masave të mbikëqyrjes ndaj Shoqërisë të Sigurimeve të Jetës UNIKA LAJF SHA Shkup;
- Vendim për shqiptimin e masave të mbikëqyrjes ndaj Shoqërisë të Sigurimeve Kroacia Osiguruvanje – Jetë SHA Shkup;
- Konkurs për çmimin vjetor për studiues të ri për punimin më të mirë në fushën e menaxhimit të rrezikut dhe sigurimeve në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2024.
- Vendim për emërimin e anëtarëve të Komisionit për përzgjedhjen e punimit më të mirë investigativ në fushën e menaxhimit të rrezikut dhe sigurimeve në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2024.
- Aktvendim për revokimin e licencës për agjent/përfaqësues në sigurime me nr. PA 19-3-141 me datë 09.06.2017 të personit Aleksandar Zdravkoski.
- Aktvendim për revokimin e licencës për agjent/përfaqësues në sigurime me nr.PA 14-3-758 me datë 07.12.2022 të personit Ilço Dimitrov,
- Aktvendim për revokimin e licencës për agjent/përfaqësues në sigurime me Nr. PA 14-10-1176 me datë 19.12.2022 të personit Petre Dimovski.
- Raportit të provimit të zhvilluar në lëndën MATEMATIKA AKTUARIALE 1.
- Vendim për ndryshimin e selisë së Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve.