Sektori financiar është rezistent ndaj goditjeve, konkludohet në seancën e Komitetit të Stabilitetit Financiar
Sektori financiar i brendshëm u përball mirë me sfidat globale ndërsa edhe një herë tregoi se është rezistent ndaj goditjeve dhe ka kapacitet për të përballuar krizat, ky është përfundimi i Raportit të Stabilitetit Financiar për vitin 2022. Në mbledhjen e Komitetit për Stabilitet Financiar të mbajtur më 27 nëntor, u prezentua Raporti për stabilitetin financiar në Republikën e Maqedonisë së Veriut në vitin 2022, ndërsa u rishikuan edhe aktivitetet që duhet të ndërmerren për zbatimin e Ligjit të Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme të Bankave.

Në mbledhjen e Komitetit, duke i rishikuar treguesit për segmente të ndryshme të sektorit financiar në vitin 2022, u theksua se stabiliteti financiar është ruajtur me sukses, pavarësisht kushteve komplekse të funksionimit të sistemit financiar. Totali i aktiveve të sistemit financiar është rritur edhe në vitin 2022, por në mënyrë të moderuar. Rritja totale e kredisë ishte 9.4%, e cila i dha mbështetje solide kreditimit për sektorin korporativ, që shënoi një rritje prej 11.5% dhe për popullatën që u rrit me 7.3%. Këto ritme të rritjes së kredisë janë dukshëm më të larta se ato të BE-së ku ishin përkatësisht 4.8%, 6.4% dhe 3.8%. U konstatua se mundësia e përhapjes së rreziqeve ndërmjet segmenteve të veçanta të sistemit është ende e kufizuar në kushtet e ruajtjes së strukturës së thjeshtë të sistemit financiar, ndërvarësisë së ulët dhe mungesës së instrumenteve financiare më komplekse. Rezultatet e stres testimit dhe vlerësimet e simulimet e veçanta për ekspozimin ndaj rrezikut të ndryshimeve të normave të interesit të përfshira në raport tregojnë se sistemi financiar i brendshëm ka kapacitetin për të përballuar goditje me intensitet më të madh.
Performanca e sektorit korporativ në vitin 2022 ishte solide, ku pothuajse të gjitha aktivitetet e sektorit korporativ paten rritje të të ardhurave operative duke përmirësuar rentabilitetin. Rentabiliteti i sektorit korporativ u rrit me 19.8%, pas rritjes prej 32.1% në vitin 2021. Treguesit e konkurrencës tregojnë edhe për përmirësimin e produktivitetit të sektorit korporativ, i cili po rritet me ritme të përshpejtuara për të dytin vit radhazi. Megjithatë, rreziku i likuiditetit mbetet burimi kryesor i cenueshmërisë për sektorin korporativ vendas, pavarësisht përmirësimit të efikasitetit operativ të arritur në vitin 2022. Treguesit financiarë tregojnë edhe përmirësim të disiplinës financiare, në drejtim të përshpejtimit të shlyerjes së detyrimeve dhe arkëtimit më të shpejtë të të arkëtueshmeve të kompanive. Nevojat për likuiditet të kompanive u mbuluan në masë të konsiderueshme nga rritja e mbështetjes kreditore të bankave, pasi krahas kredive afatgjata, që zakonisht kanë kontributin më të madh, në vitin 2022 u përforcua edhe kreditimi afatshkurtër.
Megjithatë, u theksua se mjedisi i pasigurt makroekonomik mund të jetë burim i dobësisë për sektorin financiar. Për rrjedhojë, është akoma më e rëndësishme të forcohet vazhdimisht rezistenca e sektorit bankar dhe atij financiar në tërësi, dhe ky është qëllimi themelor i mandatit makroprudencial të rregullatorëve financiarë të parashikuar me Ligjin e ri për Stabilitetin Financiar dhe masat makroprudenciale që mund të ndërmerren.
Në mbledhje u rishikua edhe Informacioni për aktivitetet e nevojshme në lidhje me Ligjin e Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme. Komiteti i përcakton aktivitetet përgatitore që duhet të zbatohen nga ana e institucioneve, në mënyrë që të mund të fillojë zbatimin e Ligjit brenda afatit të përcaktuar, respektivisht nga tetori i vitit 2025.
Seancë e mbajtur më 28 nëntor 2023
- Procesverbal i seancës së 32-të të Këshillit të Ekspertëve të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve, të mbajtur më 20 nëntor të vitit 2023.
- Ndryshim në planin vjetor për zbatimin e mbikëqyrjes në terren për vitin 2023;
- Kërkesë për marrjen e lejes për ushtrimin e veprimtarive të përfaqësimit të sigurimeve të SHPS “PRVA ZASTAPNIÇKA AGENCIJA” SHA SHKUP dhe marrjen e aktvendimit;
- Metodologji për zbatimin e mbikëqyrjes makroprudenciale dhe zbatimin e instrumenteve dhe masave makroprudenciale të sektorit të sigurimeve;
- Manual për bërjen e vlerësimit të rrezikut të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit për subjektet nën mbikëqyrjen e Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve;
- Informacion për gjendjen financiare, arritjet statistikore dhe financiare të shoqërive të sigurimeve, në periudhën 1.1.-30.9.2023 (3K2023).
- Procesverbali i seancës së 31-të të Këshillit të Ekspertëve të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve për vitin 2023, të mbajtur më 24 tetor të vitit 2023.
- Lista e lëndës arkivore me vlerë të përhershme për vitin 2024, të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve.
- Lista e materialit dokumentar me afate për ruajtjen e tij për vitin 2024, të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve.
- Plani i shenjave të arkivit për shpërndarjen e akteve për vitin 2024, të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve.
- Aktvendim për dhënien e dakordimit për ndryshimin e Statutit të Shoqërisë së Sigurimeve HALK OSIGURUVANE SHA Shkup;
- Aktvendim për revokimin e licencës për agjent/përfaqësues në sigurime për personin,Bozhidar Guliq.
- Aktvendim për revokimin e licencës për agjent/përfaqësues në sigurime për personin,Vladimir Kërstiq.
- Aktvendim për dhënien e dakordimit për ndryshimin e selisë të Shoqërisë së Sigurimeve SAVA OSIGURUVANE SHA Shkup;
- Aktvendim për dhënien e dakordimit për ndryshimin e Statutit të Shoqërisë së Sigurimeve SAVA OSIGURUVANE SHA Shkup;
- Raporti për ankesat e dorëzuara në Agjencinë e Mbikëqyrjes së Sigurimeve nga të siguruarit, nga përfituesit e sigurimit dhe nga personat e tretë të dëmtuar dhe
- Raporti për auditimin e zbatimit të provimit profesional për përfaqësues në sigurime për vitin 2023 .
- Vendim për kompensimin e shpenzimeve për përdorimin e automjeteve personale për qëllime zyrtare.
Ditët e edukimit financiar: AMS-ja ndau diploma dhe fletëlavdërime për 37 nxënës të shkollave fillore dhe të mesme për krijime në fushën e sigurimeve
AMS-ja ndau diploma dhe fletëlavdërime për 37 nxënës, nga shkollat fillore dhe të mesme në të gjithë vendin, për vizatime, ese dhe poezi me tema për sigurimet. Me këtë aktivitet, AMS-ja nisi në mënyrë simbolike “Ditët e Edukimit Financiar 2023” organizuar nga të gjithë rregullatorët e tregut financiar. Për një kontribut të rëndësishëm në përmirësimin e edukimit financiar te nxënësit, AMS-ja ndau edhe mirënjohjeje për 20 mësues – mentorë, të cilët vazhdimisht dhe me përkushtim punojnë me nxënësit për ndërgjegjësimin për rëndësinë e sigurimit për mirëqenien e përgjithshme të popullatës.

Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) i akordoi diploma nëntë nxënësve dhe fletëlavdërimi për 28 nxënës të tjerë të shkollave fillore dhe të mesme të cilët vizatuan vizatime, shkruajtën poezi dhe ese me tema që lidhen me rëndësinë e sigurimeve. Ata u zgjodhën si më të mirët në një konkurs prej afro 200 punimesh me temën e sigurimeve, autorë të të cilave ishin nxënës të shkollave fillore dhe të mesme në mbarë vendin.
Në të njëjtën kohë, AMSja ka ndarë 20 certifikata mirënjohjeje për mësuesit – mentorë nga shkolla të ndryshme të cilët punojnë me nxënës në tema për forcimin e edukimit financiar me një aspekt të veçantë të sigurimit.
Me këtë rast, Kërste Shajnoski, kryetar i Këshillit të Ekspertëve të AMS-së, sot u ka akorduar diploma dhe fletëlavdërime nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme.
Me këtë rast, Shajnoski theksoi se ndërgjegjësimi për rëndësinë e sigurimeve, të cilit AMS-ja i kushton rëndësi të veçantë, është parakusht i domosdoshëm për ngritjen e standardit të jetesës dhe mirëqenies së përgjithshme në çdo shoqëri. Nxënësve që ishin prezentë në manifestimin e ndarjes së diplomave dhe fletëlavdërimeve, Shajnovski u tha se janë partnerë të AMS-së në misionin e ndërtimit të kulturës së sigurimeve. Njëkohësisht, ai falënderoi mësimdhënësit – mentorë për kontributin e tyre në forcimin e edukimit financiar.

Me këtë manifestim AMS-ja filloi aktivitetet me rastin e “Ditëve të Edukimit Financiar”, dhe njëkohësisht realizoi me sukses Konkursin jubilar të 11-të radhazi për përzgjedhjen e krijimeve më të mira me rastin e 1 Nëntorit – Ditës së Sigurimeve. Në temat “Sigurimi më mbron nga rreziqet”, “Investimi im – polica e sigurimit” dhe “Jeta është plot surpriza, sigurimi është siguria ime financiare” këtë vit AMS-ja në këtë Konkurs mori pothuajse 200 vizatime, poezi dhe ese nga studentë të moshës 6 deri në 17 vjeç nga dhjetëra shkolla fillore dhe të mesme nga disa qytete dhe vendbanime të tjera anembanë vendit.
Ditët e edukimit financiar organizohen tradicionalisht për të shtatin vit radhazi nga të gjitha organet rregullatore në fushën e financave (Banka Popullore, Komisioni i Letrave me Vlerë, Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve – AMS dhe Agjencisë të Mbikëqyrjes të Financimit Kapital të Sigurimit Pensiona (MAPAS).
Në kuadër të aktiviteteve të saj me rastin e Ditëve të Edukimit Financiare në nëntor, AMS-ja viziton shkolla ku përmes formave të përshtatshme të komunikimit interaktiv i edukon nxënësit për perceptimin dhe rëndësinë e sigurimit, merr pjesë në emision edukativ televiziv dhe publikon përmbajtje në rrjetet sociale, me komponent të fortë edukues për atributet e produkteve të sigurimit dhe për mbrojtjen e të drejtave të policëmbajtësve.
Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) është organ rregullator i pavarur, i cili normativizon tregun e sigurimeve, zbaton mbikëqyrje të aktivitetit të shoqërive të sigurimeve dhe kujdeset për mbrojtjen e të drejtave të personave të siguruar ose policëmbajtësve dhe kontribuon në edukimin financiar dhe përfshirjen financiare të popullatës.