Seancë e mbajtur më 9.05.2022
- Procesverbali i seancës së tetë të Këshillit të Ekspertëve të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve për vitin 2022, të mbajtur më 28.4.2022 në orën 12:00;
- Akrvendim për dhënien e pëlqimit për ushtrimin e aktivitetit përfaqësues të sigurimeve nga SILK ROAD BANKA SHA Shkup,
- Aktvendim për dhënien e pëlqimit për ushtrimin e funksionit të anëtarit të Bordit Drejtues në SHA të Sigurimeve EUROLINK Shkup për personin Marija Tomeska,
- Aktvendim për dhënien e pëlqimit për ushtrimin e funksionit të anëtarit të Bordit Drejtues në SHA të Sigurimeve EUROLINK Shkup për personin Maja Bogdanovska,
- Aktvendim për dhënien e pëlqimit për ushtrimin e funksionit të anëtarit të Bordit Drejtues në SHA të Sigurimeve EUROLINK Shkup për personin Irena Spirovska,
- Aktvendim për dhënien e pëlqimit për ushtrimin e funksionit të anëtarit të Bordit Drejtues në SHA të Sigurimeve EUROLINK Shkup për personin Herman Zip,
- Aktvendim dhënien e pëlqimit për ndryshimin e statutit të SHA të Sigurimeve EUROLINK Shkup,
- Miratimi i Rregullores për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për formën dhe përmbajtjen e pasqyrave financiare dhe përmbajtjen e detajuar të raportit vjetor për veprimtarinë e shoqërive të sigurimit dhe/ose të risigurimit;
- Miratimi i Rregullores për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për formën dhe përmbajtjen e pasqyrave financiare të shoqërive të sigurimeve dhe/ose risigurimeve
- Miratimi i Rregullores për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për llojet dhe karakteristikat e fondeve që mbulojnë provigjonet teknike dhe të fondeve që mbulojnë provigjonin matematik, si dhe vendosjen dhe kufizimin e detajuar të atyre investimeve dhe vlerësimin e tyre;
- Miratimi i Rregullores për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për standardet statistikore të sigurimit të shoqërive të sigurimit dhe/ose të risigurimit;
- Miratimi i Rregullores për ndryshimin e Rregullores për mënyrën e llogaritjes së raportit të likuiditetit dhe likuiditetit minimal;
- Miratimi i Rregullores për përmbajtjen e raporteve që shoqëritë përfaqësuese të sigurimeve, shoqëritë e brokerimit në sigurime dhe bankat dorëzojnë në Agjencinë e Mbikëqyrjes së Sigurimeve dhe afatet dhe mënyrat e dorëzimit të tyre.
- Raporti nga lënda e shtatë MATEMATIKA AKTUARIALE – pedagoge Ana Novosel,
- Raporti i Auditimit të Brendshëm për aplikimin e standardit ndërkombëtar ISO 9001: 2015 – Sistemi i Menaxhimit të Cilësisë të AMS-së.
Mbi 260.000 qytetarë e siguruna jetën e tyre, investuan mbi 2 miliardë denarë
Për herë të parë në ekzistencën 16-vjeçare të sigurimit të jetës, investimet e qytetarëve në vitin 2021 kanë kaluar 2 miliardë denarë (32,5 milionë euro). Vlen të përmendet se vitin e kaluar numri i personave me sigurim jete u rrit me 95 për qind krahasuar me vitin 2020. Në një masë të konsiderueshme, kjo rritje vjen si pasojë e lidhjes së kredive bankare të sapoemetuara me sigurimin e jetës

Investimet e përgjithshme të qytetarëve në sigurimin e jetës vitin e kaluar kanë kaluar 2 miliardë denarë (32,5 milionë euro). Sipas të dhënave zyrtare nga Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS), ky është niveli rekord ose më i lartë vjetor i investimeve të sigurimit të jetës që nga krijimi i tregut të sigurimeve të jetës në vitin 2005.
Në fund të vitit 2021, mbi 260.000 qytetarë kanë polica të sigurimit të jetës. Numri i të siguruarve të rinj vitin e kaluar është rritur me 127,000 persona, pra 95% krahasuar me numrin e personave që kanë pasur sigurime jete në vitin 2020.
Investimet në sigurimin e jetës vitin e kaluar janë rritur për 261 milionë denarë (4,2 milionë euro) krahasuar me vitin 2020.
Nga gjithsej investimet në sigurimin e jetës vitin e kaluar, mbi 1,6 miliardë denarë (26 milionë euro) janë investuar në sigurimin klasik të jetës që përfshin: sigurimin e rrezikut dhe sigurimin me komponentë të kursimit.
Në rastin e sigurimit të rrezikut, sigurohet jeta e të siguruarit dhe në rast vdekjeje, shuma e siguruar i paguhet anëtarit të familjes, bashkëshortit ose përfituesit tjetër të sigurimit. Në këtë lloj sigurimi, nëse rreziku nuk ndodh deri në skadimin e kontratës së sigurimit, të gjitha fondet e investuara mbahen nga shoqëria e sigurimit. Në fund të vitit 2021, pothuajse 200 mijë qytetarë kanë sigurim rreziku.
Shumica e investimeve bëhen në sigurimin e komponentëve të kursimeve. Ky produkt i mundëson të siguruarit që pas skadimit të kontratës së sigurimit të marrë investimin e tij si kursim interesi. Sigurime të tilla të jetës kanë mbi 50.000 persona të siguruar dhe në këtë produkt këtë vit janë investuar 1,27 miliardë denarë (mbi 20 milionë euro).
Investimet në sigurimin e jetës në të cilat rreziku investues është i bartur nga i siguruari (njihet si unit link produkt) vitin e kaluar arritën në 383,2 milionë denarë (mbi 6 milionë euro). Kjo është 27 për qind më shumë se në vitin 2020. Në këtë klasë, paratë investohen në fonde investimi, çmimet e tregut të të cilave varen nga lëvizjet në tregjet rajonale dhe globale të kapitalit. Pikërisht për shkak të rrezikut që sjellin këto investime të cilësisë së lartë, numri i kontratave të shkëputura është më i lartë se numri i kontratave të zgjidhura të sigurimit me komponent kursimi.
Pesë shoqëritë e sigurimit të jetës në vitin 2021 kanë paguar gjithsej 595 milionë denarë/9,7 milionë euro për të siguruarit e tyre për mbijetesë, zgjidhje të kontratave ose në bazë të rrezikut nga vdekja.
Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) është organ rregullator i pavarur, i cili normativizon tregun e sigurimeve, kryen mbikëqyrje të aktivitetit të shoqërive të sigurimeve dhe kujdeset për mbrojtjen e të drejtave të personave të siguruar ose policëmbajtësve dhe kontribuon në edukimin financiar dhe përfshirjen financiare të popullatës.
KONKURS PËR ÇMIMIN VJETOR PËR STUDIUESIT E RINJ PËR PUNIM MË TË MIRË NË FUSHËN E MENAXHIMIT TË RREZIKUT DHE TË SIGURIMEVE
Me qëllim për të stimuluar zhvillimin e mendimit shkencor dhe përgatitjen e kërkimeve studimore në fushën e menaxhimit të rrezikut dhe të sigurimit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si dhe afirmimin e profesionistëve të rinj, Agjencia e Mbikëqyrjes të Sigurimeve do të ndajë çmimin vjetor për vitin 2022 për punim studimor në fushën e menaxhimit të rrezikut dhe të sigurimit në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Çmimi vjetor i Agjencisë të Mbikëqyrjes së Sigurimeve është në vlerë prej 80.000 denarësh.
Në punimin studimor është i patjetërsueshëm shqyrtimi i ekonomisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut me temë adukuate. Punimi studimor nuk duhet të tejkalojë 15.000 fjalë (pa abstraktin, bibliografinë dhe anekset) si dhe është rekomanduese që të ketë strukturë standarde të punimit studimor, e cila si bazë i përmban pjesët e mëposhtme:
- Abstraktin;
- Shqyrtimin e literaturës së konsultuar moderne, të huaj dhe vendase, shkencore dhe eksperte nga fusha e cila hulumtohet;
- Përshkrimin e metodologjisë kërkimore- shkencore të përdorur në punim;
- Analizë;
- Perceptime përmbyllëse;
Të drejtë për të marrë pjesë në konkurs kanë shtetasit e Republikës së Maqedonisë së Veriut deri në moshën tridhjetë e pesë vjeçare, respektivisht deri në ditën e dhënies së çmimit më 01.11.2022, pjesëmarrësit nuk duhet të kenë mbushur moshën tridhjetë e gjashtë vjeç. Pjesëmarrësit që kanë fituar titullin Doktor i Shkencave deri në ditën e dorëzimit të punimit nuk kanë të drejtë të marrin pjesë në konkurs.
Punimet sturimore dorëzohen në gjuhën maqedonase, shqipe ose në gjuhën angleze.
Seancë e mbajtur më 28.04.2022
1. Procesverbal i seancës së tetë të Këshillit të Ekspertëve të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve për vitin 2022, të mbajtur më 7.4.2022 në orën 12:00;
2. Informacioni për realizimin e Planit Financiar të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve për vitin 2022, me datë 31.03.2022.
3. Vendimi për shqiptimin e masave të mbikëqyrjes ndaj Shoqërisë Aksionare të Sigurimeve VINER – Viena Inshurens Grup Shkup nr. PA1 08-1-211 me datë 9.3.2022,
4. Vendimi për Konkursin për çmimin vjetor për studiues të rinj për punimin më të mirë në fushën e menaxhimit të rrezikut dhe sigurimeve në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2022.
5. Raporti për ankesat e parashtruara pranë AMS-së nga të siguruarit, përfituesit e sigurimeve dhe palët e treta të dëmtuara për tremujorin e parë të vitit 2022.
6. Rregullore për sigurimin e jetës lidhur me aksionet në fondet investive kur i siguruari merr përsipër rrezikun e investimit.
7. Informacioni për nevojën e përditësimit të Manualit për përgatitjen e provimit profesional për ushtrimin e veprimtarive të përfaqësimit në sigurime dhe Manualit për përgatitjen e provimit profesional për ushtrimin e veprimtarive të brokerimit në sigurime.
8. Njoftim për zgjidhjen e kontratës së punës me personin Tatjana Mitreska nga STOPANSKA BANKA SHA-Shkup dhe miratimi i Aktvendimit për revokimin e licencës për përfaqësus në sigurime të personit Tatjana Mitreska.
9. Njoftim për zgjidhjen e kontratës së punës me personin Svetlomira Petreska-Jovanoska nga STOPANSKA BANKA SHA-Shkup dhe miratimi i Aktvendimit për revokimin e licencës për përfaqësues në sigurime të personit Svetlomira Petreska-Jovanoska.
10. Njoftim për zgjidhjen e kontratës së punës me personin Iva Kostadinovska nga STOPANSKA BANKA SHA-Shkup dhe miratimi i Aktvendimit për revokimin e licencës për përfaqësues në sigurime të personit Iva Kostadinovska.
11. Njoftim për zgjidhjen e kontratës së punës me personin Igor Klemençiç nga STOPANSKA BANKA SHA-Shkup dhe miratimi i Aktvendimit për revokimin e licencës për përfaqësues në sigurime të personit Igor Klemençiç.
12. Njoftim për zgjidhjen e kontratës së punës me personin Biljana Aleksoska nga STOPANSKA BANKA SHA-Shkup dhe miratimi i Aktvendimit për revokimin e licencës për përfaqësues të sigurimeve të personit Biljana Aleksoska.
13. Njoftim për zgjidhjen e kontratës së punës me personin Angela Dimovska nga STOPANSKA BANKA SHA-Shkup dhe miratimi i Aktvendimit për revokimin e licencës për përfaqësues në sigurime për personin Angela Dimovska.
14. Njoftim për zgjidhjen e kontratës së punës me personin Viktor Taseski nga STOPANSKA BANKA SHA-Shkup dhe miratimi i Aktvendimit për revokimin e licencës për përfaqësues në sigurime të personit Viktor Taseski.
15. Njoftim për zgjidhjen e kontratës së punës me personin Kristina Petrovska nga STOPANSKA BANKA SHA-Shkup dhe miratimi i Aktvendimit për revokimin e licencës për përfaqësues në sigurime të personit Kristina Petrovska.
16. Njoftim për zgjidhjen e kontratës së punës me personin Martin Goraçinski nga STOPANSKA BANKA SHA-Shkup dhe miratimi i Aktvendimit për revokimin e licencës për përfaqësues në sigurime për personin Martin Goraçinski.
17. Njoftim për zgjidhjen e kontratës së punës me personin Dushko Jovanovski nga STOPANSKA BANKA SHA-Shkup dhe miratimi i Aktvendimit për revokimin e licencës për përfaqësues në sigurime të personit Dushko Jovanovski.
18. Njoftim për zgjidhjen e kontratës së punës me personin Magdalena Velkovska nga STOPANSKA BANKA SHA-Shkup dhe miratimi i Aktvendimit për revokimin e licencës për përfaqësues në sigurime të personit Magdalena Velkovska.
19. Njoftim për zgjidhjen e kontratës së punës me personin Anka Stojkovska nga STOPANSKA BANKA SHA-Shkup dhe miratimi i Aktvendimit për revokimin e licencës për përfaqësues në sigurime të personit Anka Stojkovska.
20. Njoftim për zgjidhjen e kontratës së punës me personin Sandra Zhivkoviq nga STOPANSKA BANKA SHA-Shkup dhe miratimi i Aktvendimit për revokimin e licencës për përfaqësues në sigurime të personit Sandra Zhivkoviq.
21. Njoftim për zgjidhjen e kontratës së punës me personin Jovana Bumbova nga STOPANSKA BANKA SHA-Shkup dhe miratimi i Aktvendimit për revokimin e licencës për përfaqësues në sigurime të personit Jovana Bumbova.
22. Njoftim për zgjidhjen e kontratës së punës me personin Martin Stojkov nga STOPANSKA BANKA SHA-Shkup dhe miratimi i Aktvendimit për revokimin e licencës për përfaqësues në sigurime të personit Martin Stojkov.
23. Njoftim për zgjidhjen e kontratës së punës me personin Darko Stojanovski nga STOPANSKA BANKA SHA-Shkup dhe miratimi I Aktvendimit për revokimin e licencës për përfaqësues në sigurime të personit Darko Stojanovski.
24. Njoftim për zgjidhjen e kontratës së punës me personin Simona Avelovska nga STOPANSKA BANKA SHA-Shkup dhe miratimi i Aktvendimit për revokimin e licencës për përfaqësues në sigurime të personit Simona Avelovska.
25. Njoftim për zgjidhjen e kontratës për përfaqësim në sigurime me personin Spiro Georgiev nga KROACIA OSIGURUVANJE SHA Shoqëri e Sigurimeve Jetë dhe miratimi i Aktvendimit për revokimin e licencës për përfaqësues në sigurime për personin Spiro Georgiev.
26. Ndryshimi i Planit Vjetor të Mbikëqyrjes në Terren të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve për vitin 2022.
Seancë e mbajtur më 7.4.2022
- Procesverbali i seancës së shtatë të Këshillit të Ekspertëve të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve për vitin 2022, të mbajtur më 22.3.2022 në orën 12:00,
- Raporti Vjetor për Punën e Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve për vitin 2021.
- Aktvendim për miratimin e pëlqimit për Shoqërinë e Auditimit MUR STIVENS SHPK Shkup për auditimin e pasqyrave financiare të Shoqërisë Aksionare të Sigurimeve GRAVE JO-JETË Shkup për vitin 2022.
- Aktvendim për miratimin e pëlqimit për Shoqërinë e Auditimit MUR STIVENS SHPK Shkup për auditimin e pasqyrave financiare të Shoqërisë Aksionare të Sigurimeve GRAVE Shkup për vitin 2022.
- Aktvendim për dhënien e licencës për ushtrimin e aktivitetit të brokerimit në sigurime të SHBS M BROKER SHA Shkup.
- Aktvendim për revokimin e licencës për përfaqësues të sigurimeve për personin Amdija Tofiloski.
- Aktvendim për revokimin e licencës për përfaqësues të sigurimeve për personin Merdija Imeri.
- Aktvendim për revokimin e licencës për agjent në sigurime për personin Stefan Petejçuk,
- Aktvendim për vazhdim të provimit profesional për broker për personin Daniela Karastojanova.
- Aktvendim për miratimin e pëlqimit për ndryshimin e Statutit të Shoqërisë Aksionare të Sigurimeve GRAVE JO-JETË SHA Shkup.
- Aktvendim për miratimin e pëlqimit për ndryshimin e Statutit të SAVA Osiguruvanje sh.a Shkup
Përmbajtje e propozuar për rregulloret e sigurimit të jetës
Të nderuar,
Në bazë të nenit 158-b paragrafit (1) pika 4 dhe nenit 158-g pika (1) dhe në lidhje me nenin 94 të Ligjit për Mbikëqyrjen e Sigurimeve (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 27/02, 84/ 02, 98/02, 33/04, 88/05, 79/07, 08/08, 88/08, 56/09, 67/10, 44/11, 88/13, 43/14, 12/14, 153/15, 192/15, 23/16, 83/2018 198/18 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 101/19 dhe 31/20), AMS-ja ka përgatitur Propozim për përmbajtjen e rregullores për sigurimin e jetës në lidhje me pjesëmarrjen në fondet e investimit kur i siguruari merr përsipër rrezikun e investimit.
Kjo rregullore përcakton bazën për ushtrimin e sigurimit të jetës në lidhje me pjesëmarrjet/aksionet në fondet e investimit kur i siguruari merr përsipër rrezikun e investimit në lidhje me ndryshimin e vlerës së kuponëve të investimit ose letrave të tjera me vlerë të fondeve investuese në përputhje me nenin 5 paragrafi (1) pika 21) e Ligjit për Mbikëqyrjen e Sigurimeve.
Afati për dorëzimin e komenteve dhe vërejtjeve për përmbajtjen e propozuar të kësaj rregulloreje është deri më 21 prill 2021 (e mërkurë), në adresën elektronike contact@aso.mk
Faleminderit për bashkëpunimin,
Me respekt,
Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve
Konferencë e madhe ndërkombëtare mbi temat aktuale të sigurimeve
Sfidat aktuariale në liberalizimin e ardhshëm të sigurimit të detyrueshëm të automjeteve dhe kontributi i tyre në përfshirjen financiare janë temat kryesore të konferencës së madhe ndërkombëtare që mblodhi së bashku më shumë se njëqind aktuarë dhe ekspertë nga vendi, rajoni dhe bota.

Bëhet fjalë për konferencën dyditore “2022 CEE & SEE Regional Actuarial Insurance Conference, First Congress Actuaires du Monde” që mbahet sot dhe nesër në Shkup në organizim të organizatës ndërkombëtare jofitimprurëse “Aktuaret e Botës” në të cilën si bashkëorganizatorë marrin pjesë Agjencia e Mbikëqyrjes të Sigurimeve (AMS) dhe Shoqata Aktuariale Maqedonase “Aktuar”.

Në hapjen e Konferencës, përfaqësuesve të pranishëm nga industria maqedonase e sigurimeve, përfaqësuesve të lartë të rregullatorëve financiarë dhe ekspertëve nga rajoni dhe bota, iu drejtuan Ministri i Financave, Fatmir Besimi dhe Kryetari i Këshillit të Ekspertëve të AMS-së, Kërste Shajnoski.

Besimi para pjesëmarrësve theksoi se do të jetë veçanërisht e rëndësishme përballja me rreziqet dhe përfitimet e liberalizimit të sigurimit të auto-përgjegjësisë për të zgjedhur rrugën më të mirë për arritjen e këtij qëllimi, që nënkupton edhe pajtueshmërinë e vendit tonë me rregulloret dhe praktikën e BE-së.

“Në këtë konferencë diskutohet për një temë realisht aktuale mbi të cilën do të shkëmbehen përvojat e përfaqësuesve të fushës profesionale dhe Ministria e Financave është gjithmonë e gatshme të dëgjojë ekspertët dhe përvojat e tyre dhe të shohë efektet që do të ketë liberalizimi për këtë klasë të sigurimeve, e cila përbën 41% të primit të shkruar bruto të përgjithshëm”, tha Ministri i Financave, Fatmir Besimi
Në fjalimin e tij Shajnoski foli për rëndësinë e profesionit aktuarial për industrinë e sigurimeve dhe aktivitetet që i ndërmerr AMS-ja për rritjen e kapaciteteve institucionale të kompanive të sigurimeve përmes trajnimeve aktuale për aktuarët. Duke iu referuar rëndësisë së procesit të ardhshëm për liberalizimin e sigurimit të auto-përgjegjësisë, Shajnoski theksoi:
“Ky liberalizim do të sjellë më shumë përgjegjësi për ASO-n në drejtim të monitorimit të vazhdueshëm të shëndetit financiar dhe kapaciteteve kapitale të kompanive të sigurimeve. Si rezultat përfundimtar i këtij procesi jashtëzakonisht të rëndësishëm, duhet që në koordinim me Ministrinë e Financave dhe Qeverinë, t’i jepet e drejta e zgjedhjes të siguruarve apo policëmbajtësve por njëkohësisht të kemi kompani sigurimesh të shëndosha financiarisht dhe klientë të kënaqur”.
Grupi i targetuar i vizitorëve të konferencës nuk janë vetëm aktuarët, por edhe një gamë më e gjerë pjesëmarrësish nga komuniteti i sigurimeve, përfaqësues të shoqërive të pensioneve dhe politikëbërës ekonomikë brenda dhe jashtë vendit. Sepse, puna e aktuarëve po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar dhe kompanitë e sigurimeve duhet të kenë një vend qendror në strukturën organizative.
“Aktuarët e Botës” është një organizatë jofitimprurëse e regjistruar në Francë në nëntor të vitit 2020 me një mision për të ofruar ndihmë të përkohshme dhe vullnetare për vendet në zhvillim që kanë nevojë për burime në fushën e menaxhimit aktuarial dhe rrezikut.
Shoqata Aktuariale Maqedonase “Aktuar” është një organizatë profesionale, qëllimi i së cilës është të promovojë disiplinat aktuariale, zbatimin e tyre praktik dhe zhvillimin profesional si dhe edukimin e aktuarëve.
Më shumë informacion rreth konferencës do të gjeni në linkun e mëposhtëm https://bit.ly/3DjiXWw
Rregullatorët financiarë nënshkruajtën Memorandum për bashkëpunim ne fintek-fushën: Jemi duke formuar sistem për mbështetje të fintek-sektorit
Me nismë të Bankës Popullore, me qëllim të krijimit të kushteve për mbështetje të zhvillimit të fintek-sektorit, rregullatorët financiarë – Banka Popullore (BP), Ministria e Financave (MF), Komisioni i Letrave me Vlerë (KLV), Agjensia për Mbikëqyrjen e Finansimit Kapital të Sigurimit Pensional(MAPAS), Agjensia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS), nënshkruajtën Memorandum për Bashkëpunim. Me Memorandumin do të vendoset një sistem nëpërmjet të cilit rregullatorët do të veprojnë në mënyrë të koordinuar, secili brenda juridiksionit të vet, në lidhje me zbatimin e Strategjisë Kombëtare Fintek, versioni i parë i së cilës tashmë është përgaditur nga Banka Popullore.

Memorandumi u nënshkrua sot nga guvernatorja Anita Angellovska-Bezhoska, ministri i financave Fatmir Besimi, kryetarja e KLV Nora Aliti, kryetari i Këshillit të Ekspertëve MAPAS, Maksud Ali dhe kryetari i Këshillit të Ekspertëve të AMS, Kërste Shajnoski.
Me Memorandumin parashihet të formohet Komitet për Mbështetjen e Zhvillimit të Inovacioneve në sistemin financiar në Republikën e Maqedonisë së Veriut (Komitet për Fintek), anëtarë të së cilit do të jenë, guvernatorja, ministri i financave dhe kryetarët e KLV, MAPAS dhe AMS. Me Komitetin do të udhëheq guvernatorja ose ministri i financave, presidenca do të jetë me rotacion vjetor. Përkrah Komitetit për Fintek, do të formohen edhe trupa tjerë operativ, cilët do të punojnë në hartimin dhe zbatimin e aktiviteteve strategjike për krijimin e një fintek-mjedisi pranues. Parashikohet edhe formimi i Nënkomitetit me nga dy anëtarë prej secilit rregullator financiar, grupe punuese dhe Sekretariat.

Duke vendosur një sistem institucional shumë të koordinuar për finalizimin dhe zbatimin e strategjisë së parë kombëtare fintek, pritet të arrihet synergji në rezultatet totale të kësaj fushe. Strategjia e parë kombëtare fintek pritet të jetë gati këtë vit dhe të definohen zgjidhjet dhe politikat me të cilat do të mbështetet zhvillimi i zgjidhjeve inovative teknologjike në sistemin financiar. Zhvillimi i fintek sektorit është shumë i rëndësishëm për përforcimin e ekonomisë së një vendi, para gjithash për shkak të potencialit të tij të rritjes së përfshirjes financiare. Për qytetarët, zhvillimi i sektorit fintek nënkupton më shumë mundësi dhe shërbime financiare më të lira.