Seancë e mbajtur më 24. 11.2021
- Procesverbal i seancës së njëzet e shtatë të Këshillit të Ekspertëve të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve për vitin 2021, të mbajtur më 18.11.2021 në orën 12:00,
- Informacion lidhur me zbatimin e mbikëqyrjes off-site të Shoqërisë të Sigurimeve Makedonia Osiguruvanje SHA Shkup
- Informacion lidhur me zbatimin e mbikëqyrjes off-site të Shoqërisë të Sigurimeve VINER Lajf Viena Inshurens Grup SHA Shkup
Seancë e mbajtur më 18.11.2021
- Procesverbali i seancës së njëzet e gjashtë të Këshillit të Ekspertëve të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve për vitin 2021, të mbajtur më 29.10.2021 në orën 11:00,
- Vendimi për shqiptimin e masës të mbikëqyrjes për GNS SHA Osiguritelna polisa Shkup,
- Plani për shenjat arkivore për shpërndarjen e akteve për vitin 2022, të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve.
- Lista të materialit dokumentar me afate për ruajtjen e tij për vitin 2022, të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve dhe
- Lista të lëndës arkivore me vlerë të përhershme për vitin 2022, të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve.
- Raporti për ankimimet e parashtruara në AMS, 3K, 2021,
- Miratimi i Aktvendimit për revokimin e licencës për përfaqësues në sigurime të personit Ana Mijakovska;
- Miratimi i Aktvendimit për revokimin e licencës për përfaqësues në sigurime të personit Ilija Mançev.
- Miratimi i Aktvendimit për revokimin e licencës për përfaqësues të sigurimeve të personit Julijana Vellkovska Georgijevska;
- Miratimi i Aktvendimit për revokimin e licencës për përfaqësues të sigurimeve të personit Stefanija Taneva.
Numri i dëmeve të paguara rritet për 15%, policëmbajtësit arkëtuan 31.5 milionë euro
Kompanitë e sigurimeve kanë paguar 35.163 dëme për sigurimet jo-jetë në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, nga të cilat të siguruarit apo policëmbajtësit kanë arkëtuar 31.5 milionë euro ose 20 për qind më shumë se vitin e kaluar. Rritja më e madhe e numrit të dëmeve të paguara është në sigurimet shëndetësore private me 68 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Policëmbajtësit kanë arkëtuar 35,163 dëme nga kompanitë e sigurimit në gjashtë muajt e parë të këtij viti. Kko paraqet një rritje prej 15 për qind të dëmeve të paguara për sigurimet jo-jetë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në gjashtë muajt e parë të këtij viti, 11 kompani të sigurimit për sigurime jo-jetë, policëmbajtësve ose personave të siguruar u kanë paguar një vlerë totoale të dëmeve prej 1,94 miliardë denarë (31,5 milionë euro). Kjo është 20 për qind më shumë se në gjashtë muajt e parë të vitit 2020, sipas të dhënave zyrtare nga Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS).
Rritjen më të madhe të numrit të dëmeve të paguara në këtë periudhë e ka regjistruar sigurimi shëndetësor privat – klasa me rritjen më të madhe në periudhën e pandemisë shëndetësore të shkaktuar nga COVID 19. Në periudhën janar – qershor të këtij viti janë paguar 9144 dëme, të mbuluara nga kontratat e sigurimit dhe kjo është për 68 për qind më shumë dëme të paguara krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Personat e siguruar për gjashtë muajt e parë nga mbulimi shëndetësor privat kanë arkëtuar 92,6 milionë denarë (1,5 milionë euro).
Në sigurimin e pasurisë, klasa më e madhe e sigurimeve vullnetare sipas vlerës së investimeve në polica, janë paguar 4022 dëme në gjashtë muaj. Kjo është 3 për qind më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Nga këto dëme të siguruarit kanë inkasuar apo arkëtuar 292,1 milionë denarë (4,75 milionë euro).
Në klasën më masive të sigurimit vullnetar – sigurimet nga aksidentet për gjashtë muajt e parë janë paguar 3573 dëme, në të njëjtin nivel me vitin e kaluar. Vlera që kompanitë e sigurimit ua kanë paguar të siguruarve është 249,4 milionë denarë (4,05 milionë euro).
Në bazë të sigurimit kasko të automjeteve janë realizuar 3661 dëme ose 3 për qind më pak se vitin e kaluar. Për këto dëme kompanitë u kanë paguar të siguruarve 224,1 milionë denarë (3,6 milionë euro).
Siç pritej, numri më i madh i dëmeve të paguara është në sigurimin e detyrueshëm ligjor të autopërgjegjësisë ndaj palëve të treta. Janë paguar 13603 dëme, që është 19 për qind më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2020. Vlera e dëmeve të paguara në këtë klasë të sigurimit për këtë periudhë është 875,9 milionë denarë (14,24 milionë euro).
Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) është organ rregullator i pavarur, i cili normativizon tregun e sigurimeve, kryen mbikëqyrje të aktivitetit të shoqërive të sigurimeve dhe kujdeset për mbrojtjen e të drejtave të personave të siguruar ose policëmbajtësve dhe kontribuon në edukimin financiar dhe përfshirjen financiare të popullatës.
NDAHEN ÇMIMET E KONKURSIT PËR NXËNËSIT E SHKOLLAVE FILLORE DHE TË MESME ME RASTIN E DITËS SË SIGURIMEVE – 1 NËNTORIT
Lidhur me konkursin për nxënës të arsimit fillor dhe të mesëm me rastin e Ditës së Sigurimit – 1 Nëntorit, më poshtë publikojmë emrat e nxënësve që kanë marrë çmim sipas kategorive të veçanta. Gjithsej në adresën tone arritën 142 vepra atristike dhe me këtë rast duam t’u shprehim falënderimet tona të gjithë atyre që morën pjesë dhe t’i urojmë ata të cilët kanë marrë çmime. Ndarje publike të çmimeve nuk jemi në gjendje të organizojmë për shkak të gjendjes aktuale të krizës shëndetësore dhe pandemisë.

Në temën, “Sigurimi më mbron nga rreziqet“, për VEPËR ARTISTIKE – VIZATIM nga klasa 1 deri në klasën e 5-të, nxënësit që kanë marrë çmime janë:
- Martina Trajkovska, klasa e V-të, Shkolla Fillore „Kuzman Shapkarev” Shkup
- Jana Naumova, klasa e IV-të, Shkolla Fillore “Dimo Haxhi Dimov” Shkup,
- Iva Stoimanovski, klasa e V-të “Kuzman Shapkarev” Shkup,
Në temën, “Investimi im – polica e sigurimit “, për VEPËR LETRARE VJERSHË nga nxënësit e klasësë së 6-të deri në klasën e 9-të, nxënësit që kanë marrë çmime janë:
- Vasja Mickovski, klasa e IX-të, Skolla Fillore “Petar Pop Arsov” Shkup,
- Andrej Antov, klasa e VII-të, Shkolla Fillore “Dimitar Makedonski” Shkup,
- Dance Mitkovska, klasa e VI-të, Shkolla Fillore “Kosta Racin” Podaresh, Radovish
Në temën, “Rëndësia e sigurimit për mua dhe të ardhmen time “, për VEPËR ARTISTIKE – ESE/TREGIM nga nxënës të vitit të 1 deri në vitin e 4 të arsimit të mesëm, nxënësit që kanë marrë çmime janë:
- Mihaela Aqimoska, viti I, Shkolla e Mesme – Gjimnaz “Rade Jovçevski-Korçagin” – Shkup,
- Matea Ristova, viti I, Shkolla e Mesme “Shën. Cirili dhe Metodij “- Negotinë,
- Angjela Dragan, viti III, Shkolla e Mesme – Gjimnaz “Koço Racin” – Veles,
Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve këtë vit ka ndarë edhe Fletëlavdërime për nxënësit e talentuar të të gjitha kategorive.
Në kategorinë e veprave artistike – vizatim janë ndarë gjithsej 20 Fletëlavdërime, nga të cilat 17 për vizatime, 2 për vizatime digjitale dhe 1 për poster kreativ. Në kategorinë e veprave letrare – poezi janë ndarë 8 Fletëlavdërime, ndërsa në kategorinë e veprave letrare – ese/tregim janë ndarë gjithsej 6 Fletëlavdërime.
Seancë e mbajtur më 29.10.2021
- Procesverbali i seancës së njëzet e pestë të Këshillit të Ekspertëve të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve për vitin 2021, të mbajtur më 21.10.2021 në orën 12:00,
- Aktvendim për dhënien e pëlqimit për kompaninë për auditim, konsulencë dhe shërbime tatimore DILOIT SHPK Shkup për auditimin e pasqyrave financiare të KROACIA OSIGURUVANJE SHA-Shoqëri e Sigurimeve të Jetës Shkup për vitin 2021.
- Vendim për shqiptimin e masave të mbikëqyrjes ndaj Shoqërisë të Sigurimeve Unika SHA Shkup.
- Vendim për shqiptimin e masave të mbikëqyrjes ndaj Shoqërisë të sigurimeve Unika Lajf SHA Shkup.
- Shqyrtimi i Raportit për vlerësimin e veprave të marra letrare dhe artistike në Konkursin për nxënës të arsimit fillor dhe të mesëm, me rastin e Ditës së Sigurimeve – 1 Nëntori 2021,
- Informacion për statusin e Konkursit për çmimin vjetor për studiues të rinj për punimin më të mirë në fushën e menaxhimit të rrezikut dhe sigurimit në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2021, për informim dhe veprim,
- Aktvendim për revokimin e licencës për përfaqësues të sigurimeve nr. PA 19-3-69 me datë 23.3.2017 për personin Emilija Mishevska,
- Aktvendim për revokimin e licencës për përfaqësues të sigurimeve nr. PA 09-62/2 me datë 5.1.2012 për personin Igor Sokollovski,
- Aktvendim për revokimin e licencës për përfaqësues të sigurimeve nr. PA 09-329/1 me datë 24.1.2012 për personin Antonio Stojkoski,
- Aktvendim për revokimin e licencës për përfaqësues të sigurimeve nr. PA 19-3-21 me datë 23.1.2015 për personin Dejan Nedelkovski,
- Aktvendim për revokimin e licencës për përfaqësues të sigurimeve nr. PA 19-3-347 me datë 23.5.2018 për personin Qiro Ivanovski,
- Aktvendim për revokimin e licencës për përfaqësues të sigurimeve me nr. 09-313/1 me datë 24.1.2012 për personin Maja Conevska,
- Aktvendim për revokimin e licencës për përfaqësues të sigurimeve nr. PA 19-3-68 me datë 23.3.2017 Monika Ilievska
- Aktvendim për revokimin e licencës për përfaqësues të sigurimeve me nr. 09-308/1 me datë 24.1.2012 për personin Sllobodan Daskallov.
- Raport lidhur me mbajtjen e provimit për lëndën e tretë të Kurikulës mësimore për mbajtjen e provimit profesional për aktuarë – MODELIMI STOKASTIK
AMS në bashkëpunim me OECD: Rregullatorët e sigurimeve përmes shkëmbimit të përvojave për edukim më të mirë financiar dhe mbrojtje të policëmbajtësve
Shkëmbimi i përvojave dhe praktikave të mira me qëllim të mbrojtjes më të madhe të të siguruarve apo poliëmbajtësve dhe ngritjen e vazhdueshme të nivelit të edukimit financiar të tyre ishin temat kryesore të diskutuara nga përfaqësues të organeve rregullatore të sigurimeve të vendeve të Evropës Juglindore, industrisë të sigurimeve dhe aktorëve të tjerë në sesionin e sotëm të organizuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes të Sigurimeve (AMS) dhe Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) me mbështetjen e Ministrisë së Financave të Mbretërisë së Holandës në kuadër të projektit për edukim financiar.
Në konferencën e sotme online me titull “Përvojat dhe praktikat” të organizuar në pesë sesione, më shumë se pesëdhjetë pjesëmarrës nga vendi dhe vendet e Evropës Juglindore i prezantuan përvojat, rezultatet e analizës së politikave, masave dhe mjeteve të përdorura nga rregullatorët e sigurimeve për mbrojtjen e të siguruarve.
U diskutuan edhe efektet e aktiviteteve për ngritjen e nivelit të edukimit financiar dhe përfshirjen e popullsisë në rrjedhat financiare në vendet e EJL-së. Në një prej sesioneve u debatua edhe për efektet e shkaktuara nga pandemia shëndetësore dhe masat e marra nga organet rregullatore për mbrojtjen e të siguruarve.
Mbrojtja e konsumatorëve, së bashku me edukimin financiar dhe aksesin në shërbimet financiare, është baza për një përfshirje më të madhe financiare. Mbrojtja e konsumatorit përfshin: ofrimin e informacionit të saktë dhe në kohë të konsumatorëve për vendimmarrje të bazuar në informacion, mungesën e praktikave të padrejta dhe mashtruese kontraktuese dhe aksesin në mekanizmat për zgjidhjen e shkeljeve të të drejtave të konsumatorëve.
Edukimi financiar dhe mbrojtja e konsumatorit, respektivisht policëmbajtësit janë aktivitete të cilave AMS i jep prioritet dhe i ndërmerr në vazhdimësi në kuadër të kompetencave të saj për zhvillimin e tregut të sigurimeve si dhe ndërgjegjësimin e publikut për rolin e sigurimeve. AMS i kushton vëmendje të veçantë inkurajimit të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve përkatëse dhe bashkëpunimit me instancat e tjera përmes zbatimit të programeve dhe aktiviteteve arsimore për mbështetjen dhe përmirësimin e edukimit financiar te popullata. Ndërkombëtarisht, AMS merr pjesë aktive në projekte dypalëshe dhe shumëkombëshe për edukimin financiar dhe përfshirjen financiare.
AMS në bashkëpunim me rregullatorë të tjerë financiarë: Bankën Popullore, Ministrinë e Financave, MAPAS dhe KLV miratuan një strategji të përbashkët kombëtare për përfshirjen e edukimit financiar të popullatës. Ky është një dokument kombëtar strategjik që identifikon qëllimet e organeve rregullatore, njeh prioritetet për veprim dhe përcakton dinamikën, masat dhe aktivitetet për rritjen e edukimit financiar të popullsisë, përfshirjen e tyre dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre që rrjedhin nga përdorimi i gamës së shërbimeve financiare ndër të cilat bëjnë pjesë edhe sigurimet.
Shoqëritë e sigurimeve kanë paguar 10.2 milionë euro komisione për shitje ndërmjetësve të tyre
Duke përdorur shërbimet e ndërmjetësuesve të sigurimit (shoqëritë e brokerimit në sigurimeve, shoqëritë e përfaqësimit në sigurime dhe agjentët e sigurimeve), policëmbajtësit kanë investuar 42 milionë euro në polica të sigurimit jo-jetë në gjashtëmujorin e parë të këtij viti.
Të siguruarit kanë investuar 5 miliardë denarë (81,2 milionë euro) në sigurime për gjysmën e vitit. Prej tyre, 2.59 miliardë denarë (42 milionë euro) u investuan në policat e blera drejtpërdrejt nga shoqëritë e sigurimeve dhe 2.41 miliardë denarë të tjerë (39.2 milionë euro) përmes ndërmjetësve të sigurimeve. Në këtë periudhë janë lidhur mbi 370 mijë kontrata sigurimi përmes ndërmjetësuesve të sigurimit, tregojnë të dhënat e Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) për periudhën janar – qershor të këtij viti për sigurimet jo-jetë.
Peshën më të madhe në strukturën e shitjeve ndërmjetëse të produkteve të sigurimit e kanë shoqëritë e brokerimit në sigurime. Sipas legjislacionit, ata punojnë në dobi të të siguruarve, respektivisht regjistrojnë rreziqet dhe mbi këtë bazë hartojnë policat, dhe në të njëjtën kohë në rast dëmtimi përfaqësojnë interesat e tyre para shoqërive të sigurimeve.
Për gjashtë muaj, përmes këtyre kompanive, personat e siguruar (fizikë dhe juridikë) kanë investuar 1,5 miliardë denarë (24,4 milionë euro) në produkte të ndryshme të sigurimit. Më të mëdhatë prej tyre janë investimet në policat për sigurimin ligjor të detyrueshëm të autopërgjegjësisë. Ato arrijnë 1 miliard denarë (16,3 milionë euro). Në sigurimin e pronës kanë investuar edhe 735,6 milionë denarë (12 milionë euro). Për shërbimet e tyre, 40 shoqëri të brokerimit në sigurime arkëtuan 398,6 milionë denarë (6,48 milionë euro) komisione nga shoqëritë e sigurimeve.
Shoqëritë e përfaqësimit në sigurime (shoqëri që mund të ofrojnë polisa nga disa kompani të sigurimit vetëm nëse ato produkte të sigurimit nuk konkurrojnë me njëra-tjetrën) për gjashtë muajt e parë kanë shitur polica në vlerë totale prej 252 milionë denarësh (4,1 milionë euro). Për shërbimet e tyre nga shoqëritë e sigurimit arkëtuan komisione me vlerë të përgjithshme prej 68,5 milionë denarësh (1,1 milionë euro). Në tregun e sigurimeve ka 12 shoqëri të licencuara të përfaqësimit të sigurimeve.
Më shumë se 1.300 persona fizikë – agjentë të licencuar të sigurimeve në gjysmën e parë të vitit kanë shitur polica në vlerë prej 534,8 milionë denarë (8,7 milionë euro). Agjentët për këtë shërbim si komision kanë arkëtuar 126,9 milionë denarë (2,66 milionë euro) nga shoqëritë e sigurimeve për të cilat kanë shitur polica. Në ofertën e tyre gjatë kësaj periudhe dominon shitja e policave të obligueshme për autopërgjegjësi në vlerë prej 402 milionë denarësh (6,5 milionë euro), përkatësisht 75 për qind nga gjithsej shitjet e policave përmes këtij kanali të shitjes.
Edhe bankat veprojnë si ndërmjetës në shitjen e produkteve të sigurimit për klientët e tyre – aplikantët e kredisë. Në gjysmën e parë të vitit, bankat kanë shitur polica në vlerë prej 100 milionë denarësh (1,63 milionë euro). Pjesën më të madhe në këtë shitje e kanë policat e sigurimit të pronës lidhur me kreditë për banim dhe ato arrijnë në 60 milionë denarë (1 milion euro). Bankat nga shoqëritë e sigurimit jo-jetë për gjashtëmujorin e parë të vitit inkasuan apo arkëtuan komisione në vlerë të përgjithshme prej 29 milionë denarësh (471.000 euro).
Si ndërmjetësues në shitblerjen e produkteve të sigurimeve në treg marrin pjesë edhe sallonet e automjeteve dhe agjencitë turistike. Përmes salloneve të automjeteve dhe agjencive turistike në këtë periudhë janë shitur polica të sigurimit në vlerë prej 6 milionë denarësh (98.000 euro), ndërsa shitjet përmes agjencive turistike për këtë periudhë kanë qenë 3,5 milionë denarësh (57.000 euro).
Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) është organ i pavarur rregullator që normativizon tregun e sigurimeve, mbikëqyr aktivitetin e shoqërive të sigurimeve, kujdeset për mbrojtjen e të drejtave të të siguruarve dhe kontribuon në edukimin financiar të popullatës.