Njoftim për pagesën e fondeve për trajnimet për përfaqësues sigurimi dhe broker sigurimi
Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) u bën thirrje të gjithë kandidatëve potencialë për trajnimet e ardhshme për përfaqësues sigurimi dhe broker sigurimi që të mos bëjnë pagesa për mjetet e trajnimit derisa të shpallen datat për trajnimet e ardhshme.
Gjithashtu, u bëjmë thirrje të gjithë personave të interesuar që dëshirojnë të regjistrohen dhe të marrin pjesë në trajnimet e ardhshme të ndjekin faqen e internetit të AMS-së, ku të gjitha informacionet relevante dhe zyrtare në lidhje me ciklet e ardhshme të edukimit dhe provimeve për përfaqësues sigurimi dhe broker sigurimi do të publikohen në kohën e duhur.
Për të gjitha informacionet shtesë, jemi në dispozicionin tuaj në adresat e email-it contact@aso.mk dhe nikola.stojanov@aso.mk
Me respekt,
ASO
Përfaqësues të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) morën pjesë në Konferencën e 23-të të Autoriteteve Mbikëqyrëse të Sigurimeve të Evropës Qendrore, Lindore dhe Juglindore (CESEE ISI)
Konferenca ishte një mundësi e shkëlqyer për të shkëmbyer përvoja dhe njohuri mbi temat aktuale në fushën e sigurimeve me theks të veçantë në: sfidat e zbatimit të standardit ndërkombëtar të kontabilitetit IFRS 17, procesi ORSA dhe parimet për vlefshmërinë e investimeve në kriptovalutat.

Eli Drakullovska, kryetare, Aleksandra Drangovska dhe Goran Zdravkovski, anëtarë të Këshillit të Ekspertëve dhe Maja Parnarxhieva – Zmejkova, koordinatore e Shërbimit Profesional të Mbikëqyrjes, përveç pjesëmarrjes në konferencë, realizuan edhe takime bilaterale për promovimin dhe thellimin e bashkëpunimit me përfaqësues të autoriteteve mbikëqyrëse të vendeve të rajonit.


Konferenca e organizuar nga Banka Qendrore e Hungarisë (Magyar Nemzeti Bank), u mbajt më 26 dhe 27 shkurt të këtij viti në Budapest.