Në korrik u arrit një rekord i ri! Në një muaj, siguruesit investuan 21 milionë euro në sigurimet jo-jetë
Nga sigurimet vullnetare, më i shituri mbetet sigurimi i pronës me investime prej 3 milionë eurosh në një muaj, para sigurimit kasko me 2 milionë euro dhe sigurimit shëndetësor me 1.7 milionë euro. Korriku është një rekord për sa i përket shitjeve të sigurimeve jo-jetë, kryesisht për shkak se shitjet e sigurimit të detyrueshëm të makinave po rriten ndjeshëm, dhe kjo është rezultat i regjistrimit të më shumë se 85,000 automjeteve në vetëm një muaj.

Investimet e qytetarëve, institucioneve dhe kompanive në sigurimet jo-jetës në korrik arritën në 1,29 miliardë denarë (21 milionë euro). Ky përfaqëson një rekord, pra nivelin më të lartë mujor të investimeve në produktet e sigurimit në shtatë muajt e parë të vitit, sipas të dhënave zyrtare mujore të dorëzuara në Agjencinë e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) nga të 11 shoqëritë e sigurimit që shesin sigurime jo-jetë.
Deri më tani, muajt me më së shumti investime në sigurime, sipas të dhënave zyrtare, ishin janari dhe qershori me nga 1,22 miliardë denarë (19,8 milionë euro). Kërkesa për sigurime në korrik është 13 për qind më e lartë se shitjet e sigurimeve jo-jetë në janar dhe në qershor.
Nga të gjitha klasat e sigurimit vullnetar, parashikohet se më shumë para investohen në sigurimin e pronës. Qytetarët, kompanitë dhe institucionet kanë lidhur mbi 14.000 kontrata në të cilat kanë investuar 184 milionë denarë (3 milionë euro).
Në vendin e dytë dhe të tretë sipas shitjes së sigurimeve vullnetare në korrik ishin sigurimi kasko për automjete dhe sigurimi shëndetësor privat (shtesë). Në korrik, të siguruarit kanë investuar 126,3 milionë denarë (2,05 milionë euro) në sigurim nga dëmtimi i automjeteve të tyre (kasko). Kjo është një rritje prej 9 për qind krahasuar me qershorin e këtij viti.
Nga shitja e sigurimit shëndetësor privat, kompanitë kanë grumbulluar 105,5 milionë denarë (1,7 milionë euro). Shitja e këtij produkti në muajin korrik është pak më e ulët se shitja në qershor të këtij viti.
Vlen të theksohet se në kulmin e sezonit të pushimeve verore, shitja e sigurimit të udhëtimit arriti në 44,8 milionë denarë (728.000 euro). Kjo është 16 për qind më shumë në krahasim me muajin e kaluar, pra qershorin. Një rritje prej 6 për qind ka edhe në shitjet e sigurimeve të shëndetit në udhëtim krahasuar me korrikun e vitit të kaluar.
Në klasën më të madhe të sigurimeve, rritjen më të madhe të shitjeve e ka sigurimi i përgjegjësisë automobilistike, i cili është edhe i detyrueshëm me ligj me çmime të rregulluara nga shteti. Kompanitë në korrik arkëtuan 693,4 milionë denarë (11,3 milionë euro) nga shitja e policave (sigurim i detyrueshëm që blihet me regjistrim, karton jeshil gjatë udhëtimit me makinë jashtë vendit dhe sigurim kufitar për të huajt që lëvizin nëpër Maqedoni). Krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar, në korrik të këtij viti, shitjet janë rritur për mbi 60 milionë denarë (1 milionë euro).
Shitja e kartonit jeshil (sigurimi për ushëtimin me makinë jashtë vendit) në korrik ka kaluar 3 milionë euro dhe është 8 për qind më e lartë se i njëjti muaj i vitit të kaluar.
Një gjenerues kryesor i rritjes së shitjeve është sigurimi i drejtimit të automjetit në vend (TPL – sigurimi i detyrueshëm i përgjegjësisë për makinën që shitet gjatë regjistrimit të automjetit).
Shitja e këtij sigurimi (çmimi i të cilit është rregulluar nga Qeveria) në korrik ishte 473 milionë denarë (7,7 milionë euro) dhe kjo është 11,3 për qind më shumë se korriku i vitit të kaluar. Duke qenë se çmimet e TPL-së nuk kanë ndryshuar, rritja e të hyrave nga shitjet është gjeneruar nga rritja e numrit të automjeteve të regjistruara në Maqedoni.
Në korrik të këtij viti, sipas të dhënave të Byrosë Nacionale të Sigurimeve (BNS), janë regjistruar mbi 85 mijë automjete. Kjo është 12 për qind më shumë automjete të regjistruara në korrik të këtij viti krahasuar me korrikun e vitit 2023.
Më shumë detaje në linkun e mëposhtëm https://aso-stg.solarisintelligence.mk/mesechni-podatoczi-za-osiguruvanje-juli-2024-godina/
NJOFTIM PËR NDRYSHIM STATUSI- BASHKIM
Të nderuar,
Ju njoftojmë se në bazë të Aktvendimit me Nr. 14-1-1211 të datës 22.4.2024 për dhënien e lejes për ndryshim statusi – bashkim, Shoqëria e Sigurimeve VINER – Viena Inshurens Grup Shkup iu bashkua ADOR MAKEDONIA Shkup – Viena Inshurens Grup.
Regjistrimi i ndryshimit të statusit të kryer – bashkimit në Regjistrin Qendror të RMV-së në përputhje me Ligjin për Shoqëritë Tregtare është bërë më 27.6.2024, prandaj ADOR MAKEDONIA Shkup – Viena Inshurens Grup me shkresën e datës 27.6.2024 e ka informuar Agjencinë.
Qytetarët në pesë muaj kanë arkëtuar mbi 7 milionë euro nga sigurimet e jetës
Nga policat e sigurimit të jetës në pesë muaj qytetarët kanë arkëtuar gati gjashtë milionë euro, me të cilat kanë pasur mundësi të kursejnë fondet e paguara. Për vdekjet e mbuluara me sigurim rreziku kompanitë kanë paguar 613 mijë euro, ndërsa për sigurimin me komponent investues janë paguar 640 mijë euro gjatë kësaj periudhe.
Qytetarët kanë arkëtuar 443 milionë denarë (mbi 7,2 milionë euro) nga sigurimet e jetës në pesë muajt e parë të vitit, tregojnë të dhënat zyrtare të dorëzuara nga gjashtë kompanitë e sigurimeve të jetës në Agjencinë e Mbikëqyrjes të Sigurimeve (AMS).
Në këtë periudhë pesë mujore, mbi 2500 qytetarë kanë marrë kompensim për dëmet që janë mbuluar me policat e sigurimit të jetës të lëshuara nga pesë kompani të sigurimit të jetës.
Shumica e fondeve në këtë periudhë janë paguar për policat e sigurimit të jetës me komponent kursimi. Ky është produkti më i vjetër i sigurimit të jetës që shitet në tregun tonë të sigurimeve prej 20 vitesh. Karakteristika kryesore e tij është se përveç sigurimit të jetës, ofron edhe kursime në fondet e investuara. Ky produkt i mundëson të siguruarit të marrë fondet e investuara të rritura me interes për periudhën e caktuar pas skadimit të kontratës së sigurimit. Nga ky sigurim qytetarët në pesë muajt e parë të këtij viti nga kompanitë e sigurimeve kanë arkëtuar 366 milionë denarë (5,95 milionë euro). Në pjesën më të madhe, në pesë muajt e parë, paratë u janë paguar policëmbajtësve të cilëve u përfundonte kontrata e sigurimit dhe ata tërhoqën fondet e investuara, plus interesat.
Në vend të dytë sipas sasisë së fondeve të paguara në pesë muajt e parë, renditet sigurimi me komponent investues, i cili në popull njihet me emrin sigurimi “junit linkd”. Ky produkt sigurimi u mundëson qytetarëve, së bashku me sigurimin e jetës, të investojnë një pjesë të madhe të fondeve të paguara në aksione të fondeve investuese. Për shkak të faktit se çmimet e aksioneve të fondeve investuese varen nga tregjet botërore të aksioneve, ato janë subjekt i ndryshimeve. Është kjo karakteristikë që krijon mundësinë e kthimeve të denja dhe madje solide nga investimet, por sjell edhe rrezik kur çmimet në bursë bien. Është e rëndësishme të dini se duke investuar në këtë produkt sigurimi, rreziku i investimit përballohet nga i siguruari. Për të ofruar informacion më të mirë dhe mbrojtje më të madhe për mbajtësit e policave, AMS-ja miratoi një rregullore që përcaktoi sasinë e informacionit që mbajtësit e policave duhet të marrin nga shitësit e sigurimeve përpara se të vendosin të blejnë sigurimin “junit linkd”.
Në pesë muajt e parë, tek ky lloj sigurimi, kompanitë u kanë paguar të siguruarve 39,35 milionë denarë (640.000 euro).
Pjesën më të vogël në fondet e disbursuara në këtë periudhë e ka sigurimi pa komponent kursimi, i cili në popull njihet si sigurimi i riskut. Me këtë produkt, i siguruari siguron jetën e tij dhe nëse vdekja ndodh gjatë periudhës së sigurimit, kompania ua paguan shumën e siguruar anëtarëve të familjes së tij ose mbajtësve të së drejtës së dëmshpërblimit, të cilën i siguruari e ka deklaruar në policën e tij. Për shkak të vdekjes së personave të siguruar gjatë kësaj periudhe, kompanitë e sigurimit të jetës kanë arkëtuar 37,7 milionë denarë (613.000 euro) për familjet e tyre ose personat që kanë qenë bartës të së drejtës për sigurimin.
Më shumë të dhëna për gjendjen e tregut të sigurimeve të jetës mund të gjeni në linkun e mëposhtëm https://aso-stg.solarisintelligence.mk/category/publikaczii/izveshtai-za-rabotata-na-osiguritelnata-industri-a/drushtva-za-osiguruva-e/
Për më tepër informacion dhe për rëndësinë e sigurimit të jetës mund të mësoni në portalin tonë edukativ https://edukacija.aso.mk/